Lajme te fresketa:

Zbulohet një kodik mijëra vjecar.

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Pas pelegrinazhit të kryeministrit Berisha në malin e shenjtë të Dajtit pak kohë më parë, një bari delesh ka gjetur pikërisht në vendin ku Berisha kreu udhëtimin histerik, një kuti në formën e arke të vjetër të mbyllur. Mbi kuti ishte një mbishkrim në një gjuhë të lashtë të pakuptueshme.

Në zbatim me me urdhërin e kryeministrit dhe vendimin e gjykatave për mos-hapjen e kutive, bariu nuk e hapi kutinë e mbyllur por e dorëzoi atë tek zyrat e KQZ me shpresë se mos e këmbente me ndonjë dele ose (oll)dash.

Kryetari i KQZ duke mos ditur se cfarë të bënte me kutine e mbyllur ka kontaktuar menjëherë me kryetarin e tij, kryeministrin duke i kërkuar udhëzime se si të vepronte me këtë rast pa precedent.

Meqënëse sms nga ana e kryeministrit po vonohej, atëherë kreu i KQZ ka marrë kutinë në krahë dhe si një maratonomak ka rendur drejt ndërtesës së kryeministrisë.

Sapo ka mbërritur në dyert e kryeministrisë, i rraskapitur nga lodhja kreu i KQZ ka mundur të thotë vetëm “ne fituam...ndeshja doli x...kjo kuti është për....” dhe i ka rënë të fikët pa cilësuar marrësin legjitim të kutisë.

Por gardistët pa humbur kohë kanë rrëmbyer kutinë dhe pasi u siguruan se kutia nuk përmbante lëndë të rrezikshme bojkotare dhe pasi e kanë pastruar mirë e mirë me ujë e me sapun anti-korrupsion, e kanë dërguar menjëherë në zyrën e kryetarit të Keshillit te Ministrave.org.

Berisha ka pyetur se kush ja kishte shpënë këtë dhuratë de se cfarë kishtë brenda. Por gardistët kanë ngritur supet, pastaj kanë ngritur edhe majat, i kanë kthyer nga thembrat dhe kanë dalë jashtë zyrës.

Berisha pasi i është sjellë disa herë rrotull kutisë, rastësisht ka vënë re se mbi të shkruhej dicka në një gjuhë të pakuptueshme por që me siguri e kishte folur dikur ndonjëherë.

“Që e flas këtë gjuhë kjo ska dyshim por pse s’po më kujtohet” mendohej me vete Berisha duke kërkuar ne celular numrin e Neritan Cekës.

Pas konsultimit me këshilltarin e objekteve të lashta, arkaologun Ceka, Berisha ka marrë vesh se aty thuhej “Ti jepet kryeministrit me të parë”.

Më shumë Ceka nuk mund të shprehej pa u hapur kutia.

Menjëherë ka mbledhur në një mbledhje urgjente ministrat të cilët sapo kishin rënë të flinin. Me sy gjysmë të hapur ministrat kanë parë kutine e mbyllur mbi tavolinë dhe i kanë rënë në gjunjë shefit të tyre duke ju lutur sëbashku në korr të mos i hapte kutitë.

Kryeministri vuri re se vetëm ministri Nishani nuk po e prishte terezinë. Ky i fundit i tha Berishës ta hapte pa frikë sepse ajo kuti mund të ishte cdo gje por jo kuti votimi.

Berisha pasi i ka buzëqeshur Nishanit në formë dorëheqjeje, me hap të vendosur ka shkuar drejt më në fund pranë kutisë, ka vendosur si burrat të dyja duart mbi të dhe ...ka urdhëruar ministrin Nishani të hapë kutinë sepse ai vetë nuk mund të shkelte parimet e gjykatave.

Nishani u shpreh se nuk i mungonte guximi por nuk perkulem dot se kam pak dhimbje mesi.

Berisha ka hedhur syte nga Mediu i cili është shprehur i gatshëm ta shpërthente kutinë.

Por kryeministri i ka thënë të qetësohej dhe ti fuste sërish fishekzjarret në xhep.

Askush nuk po fliste.

Në këtë gjendje, zv/kryeministri Meta ka propozuar se për të dalë nga kjo krizë, asnjë i djathtë nuk mund të hapë kutitë.

Kështu që, u shpreh Meta, mbetet që kutinë ta hapte një socialist i thekur dhe i vërtetë, dmth Petrit Vasili.

I zënë ngushtë, Vasili pasi ka marrë bekimin e Priftit, ka hapur më në fund kutinë e cila ndryshe nga c’pritej, kishte vetëm një fletë në të.

Fleta ishte e zverdhur dhe dukej që ishte e lashtë por aty ishin shkruar disa fjale që vetëm një akademik me gradat profesor doktor mund ta deshifronte.

Berisha ka marre ne dorë dokumentin e lashtë dhe ka vënë re se ajo i përkiste një kodiku të lashtë qe nga koha e kryeministrit Berisius gjatë qeverisë s koalicionit iliro-romak në shekullin 2009 p.e.s.

Në të thuhej :

 

Me vendim të Keshillit të Ministrave.org , kryeministri Berisha ka urdhëruar që dokumenti i lashtë me vlera histerike pasi të nënshkruhej edhe nga qejflija e dokomentave, kryekuvendarja Topalli, të shumëfishohej dhe ti jepej cdo ministri dhe zëvendesave të tij për ta varur në zyrë në vend të fotos së presidentit Topi.

Duke filluar që sot cdo ministër dhe vartësit e tij direkt, duhet të lexonin dokomentin e shenjtë para se te nisnin cdo pune dhe sidomos para buke.

Ky vendim hyn në fuqi kaherë.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results