Lajme te fresketa:

Komisaret e Dritës

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Vazhdon të shfaqet me sukses në Kinema Qeveria filmi “Komisaret e Dritës”.

Një kast i mrekullueshëm i 3 aktoreve që po dominojnë ekranet e të gjithë shqiptarëve.

Filmi trajton historinë e tre partizaneve trimëresha të cilat luftojnë shkrep me zjarr ndaj armikut opozitar në mbrojtje të tre hidrocentraleve.


Sipas urdhërit të Shtabit të Përgjithshëm këto 3 objekte të rëndësishme nuk duhet të bien në dorën e armikut të udhëhequr nga Edvin bej Rama i cili tenton tja rrëmbejë hidrocentralet partizaneve.

Detyra e partizaneve trimëresha që Komandanti i Përgjithshëm i kishte quajtur “komisare të dritës” ishte të mos dorëzoheshin për asnjë dedik hidrocentralet por të vazhdonin të përhapnin dritën blu të së vërtetës.

Regjisori i kompanisë “Këshilli i Ministrave.org Production” shprehet se ideja për këtë film i erdhi gjatë kohës që armiku okupator opozitar shpërndante në popull trakte ku sipas tyre denoncohej uzurpimi i hidrocentraleve nga ana e partizaneve.

Dy prej tre protagonisteve të filmit janë të njohura për publikun politikdashës ndërsa aktorja më e re shprehet se ndihet e emocionuar nga vëmendja që po i kushtojnë mediat këtij filmi.

Sipas producentëve të Konistudios "Shqipëria Blu" filmi “Komisaret e Dritës” do të shfaqet edhe në formatin europian Sal Definejshën

Hyrja në Kinema Qeveria kushton vetëm 1 Euro (pa T.V.SH)


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results