Një kryevepër e mesjetës e cila rrëfen mrekullitë e panjohura më parë të murgjërve të Manastirit Berishiani i I-rë që jetuan në shekullin ’97 p.e.s.
Murgjërit berishianë ishin një grup individësh që ishin tërhequr nga kënaqësitë e kësaj bote dhe bënin një jetë prej dervishi. Berishianët merrnin avdes 10 herë në ditë. Për këtë shkak ata i kishin duart e pastra.

Ditën punonin pa pushuar, ndërtonin tunele, rrugë, tunele pastaj rrugë dhe tunele dhe kur kishin kohë prishin kasollet e magjepsura të Hamallarëve.
Ndërsa natën lexonin pjesë nga libri i shenjtë, Kushtetuta dhe librat e kryemurgut të manastirit, Berishianit të i-rë, një plak i mëncur që kishte shërbyer në teqenë e Ver Hoxhës, kryegjyshit më i eremit i zonës.
Murgjit berishianë kishin zakone mjaft të rrepta morale dhe dënonin mëkatin.
Nëse një murg kapej duke tentuar të zbërthente mbërthecka e murgeshave, menjëherë ai përjashtohej për 1 vit nga manastiri. Pranimi i tij sërish në manastir vendosej vetëm nga kryemurgu Berishiani I-rë, pasi murgu mëkatar të pranonte se ishte montaturë e te fiksuarve.
Shpesh murgjit merrnin paratë e kursimeve të manastirit dhe ua dhuronin besimtarëve të varfër pensionistë duke i lumturuar cdo vit.
Të gjitha mrekullitë shkruheshin në ditarin e shenjtë “Fletorja Zyrtare” me qëllim që besimtarët të lexonin mrekullitë e berishianëve.
Por murgjit nuk i tregonin besimtarëve të gjitha mrekullitë e manastirit sepse kishin frikë se mos u vidheshin sekretet e mrekullive nga manastiret rivale të murgjëve opozitarë.

Kërkimet e parreshtura të arkeologëve bënë të mundur që lexuesit e ditëve të sotme të kenë mundësinë të lexojnë librin “Fletorja Zyrtare” ku do të zbulojnë shumë mrekulli të murgjërve berishianë që nuk i kanë ditur më parë.
Sikur të kishte jetuar në ditët tona kryemurgu Berishiani, për botimin e “Fletores Zyrtare” do të ishte shprehur latinisht ”Dhizum izum a mirakllum ov friidum”
“Fletorja Zyrtare” kushton vetëm 1 SAL ose 1 EURO dhe mund të shkarkohet edhe versioni dixhital për tu lexuar në kompjuterin iSAL.
























Powered by jWarlock jwFacebook Comments