Keshilli i Ministrave

Lajme te fresketa:

SAL KAPONE, së shpejti në kinema Qeveria

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Publiku shqiptar pas trilogjisë së famshme The Salfather do të ketë mundësinë të shijojë një film mbi jetën e një tjetër personazhi të njohur të kinematografisë amerikane...Sal Kapone.

Në rininë e tij të hershme Salione Ramone Kapone, i njohur shkurt si Sal Kapone pasi mbaroi studimet për infermier, punoi si zemrolog në një spital në rrethinat e Kamzaleones në Chigago. Prof.Dr.Kapone u përball me hallet e njerëzve të cilët po ua hante zemrën varfëria.

dr.Kapone braktisi bluzën e bardhë dhe u angazhua në shërbim të kauzës demokratike për ta integruar Amerikën  në strukturat e BE.

Sal Kapone u bë i njohur në të gjithë botën me slloganin "AMERIKA - 1 DOLLAR".

I njohur si njeri i ashpër por i drejtë, Sal Kapone me bandën e tij të Keshillit të Ministrave.org luftoi cdo ditë me gjykatat e korruptuara të cilat po hidhnin poshtë cdo nen dhe ligj të propozuara nga Kapone.

Angazhimi i tij për ta bërë vendin e tij, vendin më të pasur të botës, po sabotohej nga spiunime të korruptuara europiane si EUROSTAT. Por Sal Kapone nuk do të ndalej, por do të vazhdonte rrugën e tij deri në fund. 

Për nder të Sal Kapones janë thurrur mjaft legjenda, rrëfime, gojëdhëna. Gjithashtu për nder të tij populli i ka ngritur edhe këngë heroike.

Edhe grupi i njohur muzikor Elita 55 i ka kushtuar një këngë Sal Kapones.

I xhiruar në zonat e Kamzaleones, filmi tregon cdo hap të jetës dhe veprës historike siameze të njeriut që punoi, luftoi dhe mbreteroi vetëm për idealin e tij dhe të atdheut. Filmi ka marre vleresimin e kryeministrit Sali Berisha i cili e ka njohur nga afer Sal Kaponen.

Filmi do të shfaqet në sallën e Këshillit të Ministrave.org. Bileta kushton 1 SAL.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results