Lajme te fresketa:

Zbulohet ikona e Shën Doktorit viti 2010 P.S.

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Zyra e Arkivës së Këshillit të Ministrave.org njofton se ka realizuar zbulimin më të madh arkeologjik në historinë e ikonografisë shqiptare.

Bëhet fjalë për një ikonë të Shën Doktorit, një shenjtor historik siamez i vitit 2010 P.S. (Para Saliut), patriarku besimtar ateist i cili udhëhiqte sektin e Inkuizitorëve Blu në Ruzhdistanin e lashtë.

Sipas ligjeve romake, në atë kohë u zhvilluan zgjedhjet për të zgjedhur senatorët që do të përfaqësonin kombin në senatin Consilius de Ministrius. Populli votoi duke hedhur seicili një lajthi në shportë. Por diku lajthitë u ngatërruan.

Atëherë dervish Edviniani nga sekti Opozitarius i kërkoi Inkuizitorëve Blu të hapnin shportat për ti numëruar lajthitë e hedhura nga populli.

Por shën Doktori nuk lejonte hapjen e shportave pasi mendonte se lajthitë ishin të mallkuara dhe dhe të yshtura nga djajtë e kuq. Lajthitë u shpallën të ndaluara të prekeshin nga njerëzit pasi ata mund të lajthisnin.

Madje shën Doktori deklaroi se do të jepte urdhër të digjeshin të gjitha lajthitë për të mbrojtur popullin nga mallkimi.
Kjo solli shkaktimin e një krize në senat.

Disa konsuj të huaj ftuan shën Doktorin dhe  dervish Edvinianin për darkë në bujtinën Aligatori të qytetit Strasburgius për të bërë një marrëveshje....

Zyra e Arkivës pranë Këshillit të Ministrave.org mendon se zbulimi i ikonës së shën Doktorit ka një rëndësi të madhe historike siameze për ditët e sotme pasi mund të zbulohet edhe mënyra se si u zgjidh kriza e senatit në vitin 2010 P.S. (Para Saliut)

Për këtë qëllim do të realizohet edhe një dokumentar i bazuar mbi jetën dhe bëmat historike të shën Doktorit.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results