Një lajm i mirë për të gjithë pacientët buxhetorë që vuajnë nga impotenca kronike e xhepave. Pilula magjike blu, një viagra “Made in Albania” që do tu ngrejë atë që të gjithë kanë endërruar...rrogat dhe pensionet.
Kompania Farmaceutike “Këshilli i Ministrave.org” njofton se kanë përfunduar faza e fundit eksperimentale e projektit për prodhimin e viagrave për xhepat i iniciuar ne vitin 2005 dhe më në fund në dt.1 Korrik do të jetë e mundur lancimi i pilulave të para blu të cilat bëjnë realitet ëndrrën shekullore siameze të shqipëtarëve.
Kryetari i grupit të shkencëtarëve që shpikën këtë mrekulli, doktor-profesor Berisha deklaroi se ky produkt e renditin Shqipërinë krahas shteteve potenciale në historinë botërore pasi pas shumë vitesh importi, tashmë qeveria siguron prodhimin e viagrës në vend me forcat veta.
Vigra do të njihet me emrin VIARROGA për shkak të efektit ngritës që do të ketë ajo tek rrogat, pensionet.

Edhe pse kolegët e tjerë doktorë shprehen me rezerva, shefi i tyre dr.Berisha shprehet mjaft optimist për ngritjen që sjellë kjo viagër.
Dr.Berisha garanton se VIARROGA zhduk përfundimisht impotencën e xhepave madje edhe tek ata që i kanë të grisur.
Për të zhdukur cdo fije pesimizmi dhe për të ndjekur shembullin e doktorëve të mëdhenj të lashtësisë, që i testonin ilacet e reja tek vetja e tyre para se tja jepnin popullit, dr.Berisha ka propozuar që Viarroga të aplikohet tek doktorët e kompanisë farmaceutike Këshilli i Ministrave.org pastaj tek Klinika e Financave, Klinika e Transporteve, Drejtësisë, etj.
Viarroga është pritur me entuziazëm edhe nga punonjësit ambulantë të firmë s “Militanti shpk” të cilët kanë përkrahur cdo produkt të dr.Berishës.
Kujdes : Viagra e rrogave VIARROGA jepet vetëm me rekomandim nga Doktori.























Powered by jWarlock jwFacebook Comments