Lajme te fresketa:

Doli në treg “Teoria e Liberalizimit” nga prof.dr.Salbert Salshtajn

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Për vite me rradhë mbi 3 milionë studentë shqiptarë u përpoqën të zbulonin përse nuk ndodhte efekti i liberalizimit të neutroneve të vizave në laboratorin Shqipëria, por pa rezultat.

Shpesh studentët kalonin në këmbë malet e Greqisë ose canin me skafe detin Adriatik për të takuar homologët e tyre europianë me qëllimin e vetëm për të gjetur përgjigjen që mundonte shqiptarin në shekuj “Përse nuk ndodhte procesi laboratorik i liberalizimit të neutroneve të vizave”.

Këto ditë në libraritë në mbarë vendin do të publikohet një studim shkencor historik nga vetë fizikanti me famë botërore prof.dr.Salbert Salshtajn me titull “Teoria e Liberalizimit”.

 

Një botim i Shtëpisë Botonjëse Keshilli i Ministave.org, ky libër historik përmban të gjitha detajet e nevojshme për të kuptuar procesin e plotë të liberalizimit të neutroneve të vizave.

Prof.dr. Salbert Salshtajn shpjegon se si fizikisht është e mundur që trupat njerëzorë shqiptarë të jenë në galaktikën e largët europiane. Kjo do të arrihet me fluturimin e anijes kozmike PRASI, që mundëson udhëtimin drejt së ardhmes duke e sjellë atë në kufijtë e së somes.

Të gjithë shqiptarët që do të udhëtojnë në vizë të drejtë me anijen PRASI do të gjenden për pak sekonda në korrik të 2010, megjithëse vetë doktorri Salshtajn pohon se ka të ngjarë që procesi i liberalizimit të neutroneve të vizave të ndodhë në janar të 2011.

Libri është pritur me interes nga shumë studentë boshnjakë, iranianë, kinezë, egjiptianë, kubanezë dhe venezuelianë.

Kujdes : Libri këshillohet vetëm për doktorët, profesorët dhe kryeministrat. Të tjerët nuk do ti kuptojnë lehtë përllogaritjet e ngatërruara fiziko-matematike.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results