Lajme te fresketa:

Dancing with Qeveristars - së shpejti në DigiSAL

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Menjëherë pas shfaqjes së Edvin Ramës duke vallëzuar në një spektakël televiziv, kryeministri Berisha edhe pse orë e vonë e darkës, ka lëshuar sms drejt ministrave duke i urdhëruar për një mbledhje urgjente në Këshillin e Ministrave.org

Pasi janë ulur të gjithë ministrat në vendet e tyre, Berisha i ka urdhëruar të ndezin laptopët  dhe të shohin të gjithë një material filmik që përmbante kreun e opozitës Edvin Rama duke vallëzuar për 7 palë qejfe (pa TVSH). [VIDEO]

Kryeministri Berisha ju lëshua me tërbim ministrave të cilët i kishin thënë shefit të tyre se Edvin Rama shkel njerëzit me këmbë, ndërkohë që analiza e detajuar e videos tregoi se Edi Rama kur kerceu me Alketa Vejsiun as e ciku fare.

Kemi thënë që Rama shkel në dërrasa të kalbura, atëherë përse nuk u rrëzua? Kemi thënë që do ti futim shkopinj nën rrota? i ulëriti kryeministri Berisha, ministrit Olldashi.

Ky i fundit sqaroi se dyshemeja e sallës ku u krye kërcimi nuk ishte me parket por me pllaka, dhe pllakat nuk kalben. Po të kishin vallëzuar me patina mbi rrota, Ministria e Transportit do të kishte bërë dicka. Por ky kërcim ishte tërësisht inovacion, shtoi Olldashi dhe ne nuk ishim të informuar, duke ja ngecur fajin Ministrit të Inovacionit, Genc Pollo. 

Pollo duke u hedhur si gjel shtoi se as SHISH nuk dinte gjë për këtë vallëzim pasi Rama kishte zhvilluar prova në fshehtësi.

Si ka mundësi që Edi Rama kishte bërë prova nën hundën e mazhorancës dhe kjo të mos merrej vesh nga qeveria?!! – ngriti zërin Berisha. Kemi shfarosur qindra banda kriminelësh që fshiheshin nëpër male dhe nuk gjetëm bazën e fshehtë ku Rama u stërvit për vallëzimin terrorrist? Kjo është gjeja më e tmerrshme që ka ndodhur gjatë qeverisjes time në të gjitha kohërat.

Ju ngarkoj Nishanin dhe Olldashin të lokalizojnë vendodhjen e palestrës ku u stërvit armiku dhe të arrestoni të gjithë personat aty rrotull. Bojaxhiu të bëjë gati fadromat  dhe ta shembë atë ndërtesë, edhe sikur të jetë me 20 kate. Ruli dhe Bode të hartojnë disa gjoba tatimore nga 1 milionë deri në 7 miliardë euro të thata për subjektin në fjalë dhe këto fonde të rezervohen për një spektakël që do të nisë shumë shpejt.

Si kryeministër kam menduar një ide historike, të gjithë ministrat pa përjashtim do të jeni pjesë e spektaklit tim “Dancing with Qeveristars” ku protagonistët e këtij show do të jeni ju, ministrat e mi. Deri më sot keni kërcyer nga belaja, ndërsa që sot e tutje do të kërceni nga qemanja.   
Siparin e këtij spektakli do ta ngremë më 30 prill dhe e gjithë qeveria do të vallëzojë pa ndalim deri më 1 Maj, që populli ta dijë se ne dimë ta hedhim vallen dhe të ecim me hapin e kohës, në cdo kohë dhe në cdo stinë.
Për këtë urdhëroj që salla e Keshillit të Ministrave.org të rikonstruktohet dhe të ndërtohet si gojë ujku me qëllim që qeveria ime të hedhë vallë në gojë të ujkut. Dhëmbët e kësaj goje do të jenë nga ato që i shkula opozitës me darët e korrupsionit.
Muzika do të jetë “Shqipëria po ndryshon” në një mixim version techno nga dj.Jaferri i Durrës City. Ministrat që fitojnë do të jenë kandidatë kryesorë të kabinetit tim qeveritar të 2020.

Një nga ministrat pyeti Berishën se cilët balerinë do të kishin si partnere dhe se ku do ti zhvillonin provat.
Kryeministri ka sqaruar se me qëllim që opozita të mos dekonspirojë këtë spektakël historik, provat do të fillonin menjëherë, në atë cast në sallën e Këshillit të Ministrave.org dhe partnerët duhet të zgjidheshin mes njeri-tjetrit.

Ministrat janë sulur drejt të vetmes femër në Këshillin e Ministrave.org, Majlinda Bregut por cuditërisht për peshën e tij, i pari me këmbë të lehta pupël kishte rendur zv/kryeministri Ilir Meta i cili buzëqeshte sikur kishte fituar mandatin e pestë në parlament.
 
Por harenë e Metës e ka ndërprerë shefi i qeverisë i cili ka kërkuar të ketë kombinime. Një ministre integrimi nuk mund të vallëzonte me një kryetar levizjeje për integrim pasi kishte konflikt aspiratash. Kështu që duhet të zgjidhni mes njëri-tjetrit. Do kërceni burrë me burrë, kështu i mbushim mendjen Keshillit të Europës se ne nuk jemi paragjykues dhe diskriminues ndaj komunitetit me prirje holandeze, dmth gay-ve.

Berisha u shpreh se edhe ai vetë do të ishte pjesë e spektaklit Dancing with Qeveristars por si partnere do të pranonte vetëm Partinë Demokratike, ndërsa ju ministrat mund të zgjidhni nga njëri-tjetri.

Më pas provat nisën pa praninë e mediave të mos-varura por ky eveniment do të transmetohet ekskluzivisht nga platforma digjitalle DigiSAL në dy regji të ndryshme.

Poshtë do të gjeni fotot e konkurrentëve të spektaklit Dancing with Qeveristars, edicioni i parë.

 

 

 

 


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results