Sipas disa burimeve të kthjellëta të Keshillit të Ministrave.org, bëhet e ditur se kryekuvendarja Jozefina Topalli ka njoftuar punonjësit e administratës së parlamentit se do ti nënshtrohen një testi të përgjithshëm mësimor dhe edukativ.
“Një Shqipëri n’Europ ka me pas edhe nji administrat evropiane” ka deklaruar Topalli.
Një pjesë e punonjësve kanë protestuar për këtë test, pasi ata janë testuar njëherë për vendet e punës që mbajnë. Disa janë shprehur se kjo është kundër statusit.
Por kryekuvendarja Topalli i ka siguruar vartësit e saj se këto teste nuk bien ndesh as me Rregulloren, as me statusin e saj në Facebook e as me statutin e Partisë Demokratike.
Me sa kemi dijeni, testet do të jenë si ato të Superkuic. Një pyetje me disa alternativa ku vetëm njëra përgjigje është e saktë.
Sipas disa pëshpëritjeve nëpër korridoret e parlamentit, pyetjet do të bazohen në një liber të botuar së fundmi nga kryekuvendarja e parlamentit.
Testet janë ekstremalisht konfidenciale por Keshilli i Ministrave.org arriti të siguronte një kopje të cilën po e botojmë për tu ardhur në ndihmë punonjësve që falë kryetares së tyre po rikujtojnë vitet studentore.
(Përgjigjet e sakta janë ato me nënvizim)
Kur një deputet shan kryeministrin...
Kapet për zhelesh
I mbahet rroga
Përjashtohet nga seanca
Kërcënohet me sms
Sa është koha e diskutimit në parlament, në dispozicion të kreut të mazhorancës?
2 minuta
20 minuta
2 orë
24 orë
Cili nga këta opozitarë duhet sharë më shpesh?
Edi Rama
Edi Rama
Edi Rama
Edi Rama
Sa herë në ditë duhet falenderuar ideatori i Rrugës së Kombit nga kryekuvendarja?
100 herë
200 herë
500 herë
1200 herë
Kur dikush e tepron në foltore, edhe kur është minister i djathtë...
I hiqet mikrofoni me forcë
Teknika i ul volumin e zërit
I hiqet e drejta e fjalës
Kapet per zhelesh
Kush duhet të jetë zbatues i projektit të sheshit Skënderbej?
Qeveria
Kryeministria
Partia Demokratike
Sali Berisha
Kush do të jetë kryetarja e ardhshme e PD?
Jozefina Topalli
Jozi Coba
Kryetarja e parlamentit
Kryekuvendarja
Pyetjet të tjera do ti zbulojmë në ditët në vijim.
Këshilli i Ministrave.org i uron fat studentëve që punojnë administratën e parlamentit dhe falenderon ideatoren e këtij testimi pasi vetë kryeministri Berisha po shqyrton mundësinë e një testi për ministrat.

























Powered by jWarlock jwFacebook Comments