Lajme te fresketa:

Parlafina: rregullorja e re e parlamentit

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Në kuadër të anëtarësimit në BE dhe liberalizimit të vizave, gjithashtu duke parë edhe rikthimin e opozitës, Kuvendi me propozim të vetë KryeKuvendares ka miratuar vetëm me votat e deputetëve të djathtë një rregullore të re, të quajtur “Parlafina”.

Thuhet se rregullorja  e re do ti japë një zhvillim të ri parlamentit dhe do të bëjë që edhe ai të eci me hapin e shokëve të tij evropianë.

Sipas rregullores “Parlafina”, gjatë një seancë kuvendore, kryetarja ka të drejtë ti ndërpresë fjalën një deputeti të opozitës, kur ta shohi të arsyeshme. Ky rregull i ri është futur, për të detyruar deputetët e opozitës që të zbatojnë deri më një shenjat e pikësimit dhe intonacionin e fjalëve.

Gjithashtu rregullorja e re parashikon që me urdhër të kryetares, deputetët e opozitës mund të nxirren jashtë prej zhelesh. Ky rregull i është kërkuar me ngulm nga Evropa, Kryetares së Kuvendit, me qëllim që ai të jetë një parlament me veshje sipas modës, dhe jo parlament i zheleve.

Në rregulloren e re është saktësuar qartë se kryetari i qeverisë, mund të flasë kur dhe sa ti teket në parlament, pa pasur problem për shenjat e pikësimit apo shenja të tjera. Ai mund të replikojë me të gjithë deputetët e opozitës bashkë ose nen për nen, dmth deputet për deputet.

Mësohet gjithashtu se rregullorja e re, lejon deputetët e mazhorancës, përfshirë këtu edhe kryetaren e kuvendit dhe atë të Këshillit të Ministrave.org. në fund, që gjatë replikave apo diskutimeve të tyre, të përdorin element ndihmës që kanë të bëjnë me gjyshin, gjyshen, mamain, babin, motrat, hallat, tezet, dajat, madje edhe qentë apo macet e deputetëve të opozitës.

Rregulli i fundit dhe më i rëndësishmi i kësaj rregullorje të re është ai sipas të cilit, nëse një deputet apo grup parlamentar propozon një rezolutë, rezoluta ndryshohet dhe votohet me ose pa dëshirën e tyre. Madje propozuesi humbet mundësinë për ta tërhequr pas rezolutën, pasi kështu ka vendosur kryetarja.

Kjo rregullore është pëlqyer shumë nga kreu i qeverisë Sali Berisha, i cili për herë të parë pëlqen dicka që nuk e ka bërë vetë.

Për nder të kontributit kryesor të kryekuvendares së burrave, Jozefinës, rregullorja e re e parlamentit do të quhet Parlafina. 


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results