Lajme te fresketa:

“Monsters” – Ne ju tmerrojme sepse ju duam

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Vazhdon te transmetohet me sukses ne te gjithe rrjetet kabllore, tokesore dhe satelitore mega-prodhimi i kompanise “Qeveria Productions” filmi i animuar “Monsters”.

Ne qender te ketij filmi jane disa monstra te frikshem, asnjeri i ngjashem me te tjeret. Keta jetojne te gjithe ne nje qytet te tyrin ku jetojne vetem monstrat dhe qe quhet "Pushtet City"

Personazhi kryesor eshte nje monster leshatore me ngjyre blu qe quhet Sallej dhe shoku i tij i ngushte nje ciklop i buzeqeshur dhe i lumtur me emrin Lulush Bashowski.

Ata kurre nuk jane takuar me njerez te vertete dhe kontakti me njerezit eshte rreptesisht i ndaluar. Sipas ligjit shteteror monstruoz, nese njeri nga monstrat prek nje njeri, dhe tregon shenja zbutje apo dhembshurie per qeniet dy-kembeshe qe quheshin njerez, duhet te karantinohet dhe te dezinfektohet pasi monstra mund te vdese.

Te gjithe keta monstra kane jo vetem si pasion por edhe si detyre kryesore te tmerrojn disa qenie te vockla pa lesh, qe quheshin njerez dhe kopene e ketyre njerezve e quanin "Popull". Monstrat kane zbuluar se trembja e tufes "Popull" prodhon shume lloje energjish si Euroenergy, Dollarenergy, Pronaenergy dhe mes shume energjive fitimprurese dhe pa ndotje per "Qeveria City" por me ndotje per njerzit, prodhohej dhe energjin e frikes qe mban ne jete llojin e monstrave.

Per te realizuar prodhimin e energjise se frikes eshte ndertuar nje fabrike gjigante ku te gjithe monstrat jane punesuar per te trembur njerezit e kuq dhe pa lesh. Ata shkojne pa u ndier naten neper prona, ne pune, ne dhomat e gjumit, prane krevateve dhe ne menyre te papritur, ulerasin me sa kane ne koke duke i trembur. Kete pune e bejne me shume zell dhe kenaqesi. Madje nese monstrat arrijne ti tmerrojne njerzit deri ne palce, marrin shperblim. Ai qe tmerron me shume njerez se sa te tjeret shpallet punetor i dalluar, dhe shperblehet me ngritje ne pozite mes monstrave ose zgjidhet kryemonster.

Por gjithashtu monstrat kane zbuluar se me ane te tmerrimit te qenieve te vockla, nuk prodhohet vetem energji fitimprurese por edhe energji
dashurie. Ky eshte edhe qellimi i monstrave, te tmerrojne popullin qe ky ti doje nga frika, por cuditerisht keta te fundit si femije qe jane nuk e kuptojne dashurine e monstrave, por sapo ata fillojne te ulerasin me te madhe kur u vijne naten tek krevati, njerzit nisin vetem qajne.

Kujdes : Filmi “Monsters” bazohet mbi nje ngjarje te vertete. Personazhet e trajtuara ne film jane te vertete me emra pak a shume te njejte. Cdo ngjashmeri ne jeten reale nuk eshte rastesi.

Filma te tjere nga Kinema Qeveria

                  

 


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results