
Historia e filmit SALIREK
“Princesha Filiriona eshte nje femer plot deshira dhe pasion dhe shume e dashur ne mbreterine Far Far Qeverey. Por zilia e nje shtrige beri qe Filironen ta zinte nje magji e quajtur “opozitarium” qe i jepte pamjen e bukur te nje princeshe diten dhe pamjen e shemtuar te nje gogoleshe naten. Atehere princeshen e syrgjynosen ne nje keshtjelle larg mbreterise nen kthetrat e kucedres se kuqe, qe nuk e linte te integrohej.
Gogoli Salirek jetonte i vetmuar ne mocalishten e pyllit pasi nuk deshironte te trembte banoret e tjere. Por nje dite , Salireku e braktisi mocalishten dhe shkoi te luftonte duke rrezikuar jeten e tij dhemb per dhemb me dragoin per tja shkeputur princeshe Filirionen nga kthetrat e kuqe te kucedres.
Gogoli arriti ta shpetonte princeshen Filirona dhe udhetuan drejt keshtjelles Qeverey. Rruges Salireku kuptoi se princesha kishte magjine e cila e shnderronte ne gogoleshe naten.
Kjo e afroi akoma me teper me princeshen Filiriona, me te cilen Salirek u martua dhe ata jetuan te lumtuar pergjithmone“.
Menaxheret e kompanise multimediale Keshilli Ministrave.org shprehen se filmi “SALIREK” do te jete mjaft i ndjekur nga shikuesit pasi ne qender te ketij filmi eshte nje histori dashurie mjaft emocionuese e nje gogoli dhe nje princeshe.
Biletat kane filluar te shiten me shpejtesi marramendese ne sportelet e kinemase.
Rezervimet mund te behen edhe me karten e kreditit “Berisha”. 
























Powered by jWarlock jwFacebook Comments