Lajme te fresketa:

Kryeministri flet për turizmin në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.org. Berisha: Kto pushime e mija kan qenë t’papame

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Pasi u kthye nga rituali i pushimeve në Dhërmi kryeministri Berisha ka mbedhur cunat në një mbledhje në sallën e Këshillit të Ministrave.org.

Pasi u ulën të gjithë ministrat, një punonjës kabineti lajmëroi kryeministrin që mund të hynte. Sic dihet Berisha gjithmonë futet nëpër salla i fundit. Përjashtim nga ky rregull kryeministri bën vetëm kur është ndonjë rast emergjent si psh të shkuarit në wc.

Ministrat u cuan të gjithë në këmbë dhe i dhuruan disa batare duartrokitjesh rekordmenit të notit, fituesit të medaljes blu dhe të argjentë, vetë kampionit absolut që populli e ka mbiquajtur “Salmon”


Kryeministri i bëri një përmbjedhje të pushimeve në Dhërmi që sipas tij kishin qenë të papame.

“Shqipëria po shpërthen” deklaroi Berisha duke e bërë Fatmir Mediun ta mbulonin djersët.

“Shqipëria po bën bum...nga turistët” tha kryeministri. Menjëherë ka marrë fjalën bash vetë Lulash Basha i cili i raportoi shefit të tij se ishte 100% i sigurtë se cdo  turist ishte kontrolluar në doganë dhe se asnjëri prej tyre nuk rezultonte të kishte në bagazhe lëndë plasëse. Madje nga skanerat doli se turistët as nuk kishin gëlltitur lëndë plasëse.

Kryeministri Berisha e qetësoi ministrin se e kishte fjalën tek të tjera bume duke bërë që Lulit ti rikthehej serish buzëqeshja blu.

Berisha tregoi se si Shqipëria po njihte shifra historike të ardhjes së turistëve dhe jo vetëm kaq por të gjithë ishin kënaqur me cmimet fare të ulëta. Unë vetë, tha kryeministri, për këto pushime nuk kam paguar asnjë lek.

Edhe pse unë vajta në Dhërmi i maskuar si qytetar i thjeshtë, kudo që shkoja nuk më linin të fusja dorën në xhep.

Dhe unë ja shpërbleva shqipëtarëve nderin me nder. Atë me bënë kryemiliarder unë i futa në librat e kryerekordeve sportive. Shqipëtarët dinë të notojnë për vite të tëra nëpër tallazet e borxheve por janë ende larg rekordeve të mia.

Pas kryeministrit, edhe ministrat e tjerë nisën të tregonin se si ishin maskuar si ministra të varfër kur kishin shkuar me pushime dhe për cudi kudo që shkonin i gjenin plazhet bosh. Arësyeja : Të gjithë kishin shkuar në Shqipëri. Aty kishin zbuluar një parajsë të vërtetë historike mes ujit blu dhe rërës po blu.

Në fund të mbledhjes së Këshillit të Ministrave.org vetë shefi i madh Sali Berisha deklaroi se Ay ishte kryeministër largpamës që bënte vetëm gjera të papame, duke përfshirë edhe pushimet.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results