Keshilli i Ministrave

Lajme te fresketa:

Shkrepen armë ndërmjet dy bandave pranë zyrave të KQZ. Policia: Kutitë janë jashtë rrezikut për hapje

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Policia ka arritur të pengojë me sukses një gjakderdhje mes dy bandave të armatosura pranë Pallatit të Kongreseve.

Ngjarja ndodhi ditën e dielë pikërisht kur po niste të zhvillohej evenimenti muzikor Top Fest 7.

Që prej mbylljes së grevës së opozitës në bulevard, për policinë e kryeqytetit erdhën ditët e relaksimit pasi u sfilitën non-stop rreth cadrave të grevistë.

Prandaj lajmi se dy grupe me të rinj të armatosur po shtijnë me armë para Presidencës, nuk përbënte ndonjë problem për policinë.

Por kur dikush u tha se sherri kishte ndodhur nga krahu i Pallatit të Kongreseve, pranë zyrave të KQZ, ku ndodhen të magazinuara kutitë e votimit, përfshi edhe ato të Ruzhdies, policët e alarmuar ka rendur drejt vendngjarjes.

Me të mbërritur, policia ka arritur të arrestojë krerët e bandave përkatëse.

Sipas policisë, versioni i ngjarjes ishte: që të rinjtë donin të vidhnin kutitë dhe më pas tua shitnin ato opozitës.

Por në polici të ndaluarit deponuan se nuk kishin asnjë lidhje me kutitë dhe se sherri ishte një keqkuptim. Sa për krismat, Shqipëri jemi dhe krisma do të ketë. Por edhe nesë ka patur, ato kanë qenë diku larg, u shpreh kreu i njërës bandë.

Edhe kreu i bandës tjetër u shpreh se qëllimi i eliminimit reciprok mes tyre ishte muzika dhe jo politika.

Pasi u arrit mirëkuptimi mes dy bandave opozitare, policia i ka lënë të lirë, pasi përvec një arme skorpion të gjetur në bulevard as 10 metra lara presidencës, nuk kishte prova të mjaftueshme për ti konsideruar vogëlushët si persona me rrezikshmëri.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results