Zbulohet puci kundër Berishës. Në mes të fletëve të fjalimit dikush i kishte futur fletë nga libri "Kurban"

Print

Posto ne Facebook

Kryeministri Sali Berisha i pranishëm në ceremoninë e 21 vjetorit të Partisë Demokratike nuk është ndjerë mirë dhe diku nga fundi i fjalimit Berisha ka humbur disi ekuilibrin por jo botekuptimin. Menjëherë shoqëruesit e tij e kanë larguar nga foltorja historike.

Një ambulancë e ka shoqëruar kryeministrin për në Spitalin Shtetëror Amerikan ku pas ndërhyrjeve të doktorëve, vetë doktori është ndjerë mirë.


Ndërkohë nisën hetimet për të zbuluar shkakun e kësaj tragjedie që dyshohet të jetë atentat ndaj demokracisë në ditën e saj më të shenjtë.

Një grup i posacëm specialistësh nën operacionin e koduar “Fajin e ka Rama” sekuestruan foltoren ku foli për herë të fundit kryeministri.

Gota e ujit që lagte fytin e kryeministrit është dërguar për analiza të hollësishme për të zbuluar elementë helmesh kobrash nga ato të 21 Janarit.

Gjithashtu edhe fletët e fjalimit janë studiuar me kujdes dhe aty është zbuluar në cast shkaku i këtij atentati. Në mes të fletëve të fjalimit historik gjendeshin disa fletë nga libri “Kurban” i Edvin Ramës, të cilat sapo ndeshën shikimin e kryeministrit i shkaktuan atij alergji okulistike.

Nuk dihet ende se kush është bashkëpunëtori i këtij atentati në tentative por me pak fjalë, me anë të librit “Kurban” krimineli Edvin Rama desh na bëri kurban kryeministrin tonë Sali.

Por kryeministri Ynë ka imunitet ndaj helmeve tëlibrave të opozitarëve dhe në këtë cast ai gëzon shëndet të plotë si ekonomia shqiptare dhe deklaron se do të vazhdojë fjalimin e tij me anë të tabletit iPad sapo të lidhet në wireless.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]