Lajme te fresketa:

Hiqet për tre vjet moratoriumi i skafeve

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Qeveria, me propozim dhe miratim nga vetë kryeqeveritari Sali Berisha ka zhvilluar një mbledhje urgjente në orën 4.00 të mëngjesit. Mësohet se prej disa netësh kryeministrin nuk e zë gjumi pa folur me Dritan Priftin dhe meqënëse zakonisht ky i fundit e merr në telefon nga ora katër e mëngjesit, kreu i qeverisë e pret deri në atë ore.

I shqetësuar nga fakti që Prifti nuk e ka marre në telefon në orën e zakonshme, kryeministri ka thirrur ne zyrën e tij të gjithë kabinetin e Këshillit të Ministrave.org.

Aty është marrë vesh se kryeministri ka vendosur të heqë ligjin për moratoriumin e skafeve. Të përgjumur, ministrat kanë kujtuar fillimisht se kryeministri do ti kompensonte lekët e kafeve dhe janë shprehur të gjithë dakord.

I pari që ka kundërshtuar ka qenë ministri Bode, të cilin nuk e kishte zënë gjumi dhe ishte mjaft i kthjellët  si ujët e një burimi, ndryshe nga të tjerët që ishin të turbullt si ujërat e një lumi që ka dalë nga diga dhe mbush rrugët e një qyteti.

Bode i ka kujtuar kryeministrit se ligji për ndalimin e mjeteve motorike ishte pikërisht ai që i duhej qeverisë në këto ditë të vështira, duke i kujtuar shefit te tij se vetëm gjatë ditëve të përmbytjeve Policia Kënetare kishte derdhur në buxhetin e shtetit mbi 100 milion leke, të cilat i kishin arkëtuar duke u vënë gjoba qindra skafeve që evakuonin banorë nga zonat e përmbytura duke shkelur të gjitha rregullat e qarkullimit skafor.

Këtu Berisha i ka shprehur Bodes, ankesat e kryekuvendares Topalli pasi skafi që e shoqëronte në vizitat e saja në Shkodër kishte marrë shumë gjoba sidomos në një moment të tillë kur ajo ka marrë vendim të dhurojë rrogën e saj në ndihmë të banorëve, duke ndjekur shembullin e kryeshefit të qeverisë.

Meqënëse ra fjala, rroga e Jozefinës ende nuk u ka vajtur banorëve pasi për një vendim kaq të rëndësishëm duhen 140 vota në parlament por bojkoti i opozitës e ka penguar të kontribuojë në të mirën e votuesve të saj.  

Kundërshtimin e Bodes e ka mbështetur edhe nënkryeministri Ilir Meta i cili heqjen e ligjit të skafeve e kishte edhe premtim elektoral. Meta do ta shfuqizonte ligjin sapo të bëhej kryeministër, por meqë nuk ja doli dot, endrra për heqjen e ligjit mbeti në sirtarin e Berishës

Berisha që u ka treguar të gjithë ministrave se kishte patur një vegim, ku kishte dëgjuar zvrin e njërit nga aktorëve të serialit “Të gjithë lumenjtë rrjedhin” dhe e kishte paralajmëruar se lumenjtë tanë do të rridhnin lumë edhe për tre vitet e ardhshme.

Zëri (jo i Popullit) që i vinte nga lart e ka këshilluar kryeministrin që të lejonte skafet, gomonet, komardaret, dyshekët e plazhit dhe lodrat me fryrje për fëmijë.

Për të miratuar vendimin e tij, dhe për ti bërë qejfin Bodes dhe Metës, ai ka urdhëruar që për tre vjet në zonat e përmbytura të lejohen vetëm skafet ngjyrë blu ose ngjyrë integrimi, ndërsa ato që mbajnë ngjyrat e aleanco-punistëve të ndalohen, të konfiskohen, tu cahen gomonet dhe të gjobiten.

NënKryeministri Meta tepër i kënaqur për realizimin e endrrës së tij shekullore ka ftuar kolegët e tij të pinë një gotë raki aleance Made in Skrapari tek klubi poshtë zyrave të LSI por Berisha i ka thënë që nuk është momenti për qejfe.

Gjithsesi kjo dolli me raki aleance mbetet në axhendën e mbledhjeve të qeverisë, u shpreh Meta.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results