Lajme te fresketa:

Pastori Lucio di Prifti do te udheheqe popullin drejt tokes se premtuar

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Sipas librave te profecive te vjetra, thuhej pas 7 vitesh bollek do te vijne 7 vite thatesire. Por mesa duket kjo eshte lexuar gabim ose ka pasur difekt printeri pasi pas viteve te bollekut ne Shqiperi kane pllakosur vetem shira te rrembyeshem te cilat kane rene pothuajse pa nderprerje dhe kane tejmbushur mbi nivelin e lejuar kaskadat e hidrocentraleve kryesore.

Baba Berisha ka mbledhur ne vakefin e tij, ndjekesit e tij dhe kane diskutuar mbi kete ceshtje. 

Frat Kolio Olldasius u shpreh se mund te jene "plakat" e parakoheshme, pasi ato ne vend qe te vinin ne Prill, kane ardhur per krishtlindje  dhe kane sjelle shiun te shtyre nga ndonje komunist me siguri i kuq. Prandaj si mase paraprake kunder plakave, te largojme pleqte nga vakefi, ka propozuar Olldasisus duke hedhur syte nga Lefter Xhudavelio.

Por Baba Berisha e ka kundershtuar Olldasiusin ne dy pika : e para komunistet jane gjithmone te kuq. E dyta, persa i perkete Lefter Xhudavelit, vertet eshte plak, por e ka flak. . . vullnetin ne te mire te vakefit. 

Me pas ka folur At Pietro Vasili i cili si njeri i kenduar ka thene se ne libra keto dite me shi interpretohen si "shkundje e brekeve te shejtanit" prandaj te gjendet shejtani dhe ti konfiskohen breket.

Monsinjor Iliros di Meta e ka mbeshtetur kete duke propozuar te akuzohet kreu i PS sepse ai i ka te gjitha gjenjat e shejtanit. Por ketu ka nderhyre Baba Berisha duke thene se duhet kerkuar shejtani qe shkund breket dhe jo shejtani qe nuk i mban fare ato.
   
Atehere ka marre fjalen pastori energjik Lucio Di Prifti ka rekomanduar komandamentin e pare te urdheresave "hapjen e digave dhe ujerave ne Egjipt". Ky komandament eshte pjese e 10 urdheresave qe ju zbriten Baba Berishes kur ky i fundit ndodhej ne Malin e Shenjte.  Sipas Lucios, ky komandament ben te mundur qe ne rast pembytjesh te zonave prane liqeneve, lumenjve qe mbushin digat, vete pastori energjik do te tunde dhe do te shkunde disa here shkopin e tij magjik dhe keshtu do te urdheroje ujerat te hapen dhe permes tyre do te udheheqe evakuimin e banoreve drejt Tokes se Premtuar dmth ne ndonje zone me cadra kampi.

Baba Berisha ka dhene bekimin e tij per pastorin Lucio dhe i ka uruar te beje te mundur shpetimin e njerezve te tij. 


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results