Lajme te fresketa:

Sqarim lidhur me raportin e INSTAT

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Këshilli i Ministrave.org dëshiron të sqarojë të gjithë shqiptarët që kanë keqkuptuar raportin e INSTAT ku gabimisht u raportua për një rënje ekonomike dhe rritje cmimesh. [VIDEO]

Ky lapsus ka ndodhur për shkak se personi i ngarkuar të paraqiste raportin, nga emocioni që do lexonte ato shifra bollëku marramendëse, gabimisht kishte printuar një raport të vjetër, që vite më parë që i përkiste qeverisjes socialiste .

Kështu që gjatë kronikës televizive ekonomia u raportua me rënje dhe cmimet me  rritje.

Këshilli i Ministrave.org e ndjen për detyrë ta sqarojë këtë keqkuptim pasi edhe fëmijët e dinë se rënja ekonomike është një term që nuk ekziston nga viti 2005 e deri në ditët e sotme dhe këtë e dinë jo vetëm të gjithë shqiptarët por edhe ndërkombëtarët.

Komisionet europiane po befasohen nga “kreshendoja” e përditshme ekonomike e Shqipërisë, saqë nga zilia ata nuk duan të liberalizojnë vizat. Pasi duan që bëmat e Shqipërisë të mbeten brenda kufijve tanë, sepse nëse shtetasit europianë mësojnë për kushtet e jetesës, punës, cmimet, në vendin tonë atëherë në të gjitha shtetet europiane do të ketë greva, protesta ku të gjithë popujt do të kërkojnë që Europa të ketë standartet e Shqipërisë.


Kryeministri Berisha ka deklaruar më shumë se njëherë se në epokën që po përjetojmë,  Europa ka nevojë për Shqipërinë më shumë se sa ka Shqipëria nevojë për Europën. Kjo është padyshim një deklaratë modeste sepse tashmë dihet botërisht se Europa më shumë se Shqipërinë ka nevojë për kryeministrin tonë.

Gabimi i INSTAT nuk do të përsëritet më pasi nga kjo ditë, raportet do të pregatiten dhe do të printohen nga vetë personeli i kryeministrit.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results