Lajme te fresketa:

Qeveria nxjerr ne treg emetimin “SAL”

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Keshilli i Ministrave.org ka zhvilluar një mbledhje urgjente në orët e para të mëngjesit, kur nuk ishte dëgjuar ende kënga e këndezit dhe nuk kishin nisur të lehnin qentë dhe të këndonin zogjtë.

Mësohet se mbledhja urgjente është kërkuar urgjentisht nga kryeministri Sali Berisha, i cili u ka dërguar nga një zile të gjithë ministrave. Fillimisht ata janë kthyer nga krahu tjetër, por pas ziles së parë, ka ardhur edhe një zile tjetër edhe më e fortë me tingull këmbane. Pa pyetur se për kë bien kembanat, ministrat ca veshur e ca pa veshur kanë nxituar menjeherë drejt sallës së mbledhjeve.

I pari që ka mbërritur ka qenë Fatmir Mediu, i cili që kur i plasi Gërdeci është bërë i shkathët si keci dhe i shpejtë si veriu. Të fundit kanë arritur Lul Basha dhe Majlinda Bregu, të cilët e kanë zët të paraqiten në punë pa u krehur dhe pa nje look të përshtatshëm.

Pasi kanë zënë vendet e tyre, ministrat kanë parë të gjithë nga kryeministri, i cili rrinte në karrige pa u ndier dhe ja kishte ngulur vështrimin kompjuterit dhe diçka kërkonte me shpejtësi.

I pari që ka vendosur të largojë heshtjen ka qenë ministri financier Bode, i cili me një zë të ëmbël ministror i është afruar kryeministrit Berisha dhe e ka pyetur “ç’ka ngjarë shef!?”.

“Jua them un jue, po po jua ua the un”, ka brofur i inatosur Berisha, duke bërë që Bodes për pak t’i binte të fiktët.
“Asht e patolerueshme qi 1 euro t’shkoj 1400 lek, asht e patolerueshme qi inflacioni të psoj rritje” – ka bërtitur me sa i hante zëri Berisha duke përplasur të dyja duart e pastra në tavolinë.
Vërtet kam thane se do rrisim mirëqenjen, standartet, rrogat e pensionet por mesa duket keni marrë yrysh dhe me tufën e rritjeve keni rritur edhe inflacionin.

“Mos më rrini gjithë ditën në Facebook se do tju heq internetin. Due tolerancë zero ndaj inflacionit” – ka kërcënuar Berisha.

Bode është përpjekur ta qetësojë kryeshefin e tij duke i treguar ca shifra në exel dhe në celular, duke i shpjeguar se me inflancionin cmimet vërtet janë rritur por pikërisht për këtë arësye shqiptaret do tu duhen ta kenë kuleten plot me lekë.

Berisha nuk foli fare, ministrat jo që jo. Në mbledhje ka pllakosur heshtja.

Kol Olldashi seç ka përshëpritur nëpër dhëmbë dhe sapo ka marrë vëmendjen e kryeministrit ka propozuar që të publikonin ndonjë material tjetër si ai për Arta Daden, derisa të qetësohen gjërat.

Nga ana e tij Lulash Basha ka propozuar që për rritjen e çmimeve të nxirrnin Erlën dhe të akuzonte tregtarët e opozitës.

Pas tij të gjithë ministrat kanë filluar të japin ide për të dalë nga situata, por propozimi që i tronditi të gjithë ishte ai i kryeministrit Berisha.

Shefi i qeverisë, pasi i ka dëgjuar të gjithë është kthyer nga Bode dhe ka urdhëruar këtë që menjëherë të fillojë puna për zëvëndësimin e lekut, me një monedhë më të fuqishme që tu shkulte dhëmbët Euros, Dollarit edhe Paundit. 

MInistri Bode ka pyetur shefin e tij se si do ta kishte emrin kjo valutë e re. Mes shumë emrash si "Prioritet", "Intergrim", "Liberalizim" më interesanti ishte propozimi i kryeministrit që monedha e re të quhej “SAL” ka gjetur miratimin e Berishës dhe ministrave të tij.

Monedha SAL do të përdoret në buxhet, paga, shpërblime, shlyerje detyrimesh, borxhesh të brendshme, të jashtme dhe pagesa ndaj kompanive të ndryshme.

Përjashtim bën tek e tuk ndonjë firmë rrugësh europiane që meqënëse u kemi dhënë fjalën, do të vazhdojmë ti paguajmë sipas traditës europiane, me Euro.
 
Berisha ka kërkuar që 1 SAL të këmbehet me 1400 euro, me 1000 dollarë dhe 1600 paund dhe në këtë mënyrë ta kthente vendin në një superfuqi ekonomike.

Gjithashtu kryeministri ka kërkuar që mediat e pavarura të djathta të njoftojnë popullin se së shpejti të gjitha kartëmonedhat ekzistuese do të dalin nga qarkullimi dhe brenda muajit Shkurt do të startoje nisma e gjatë “Shqiperia 1 SAL”.

 


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results