Lajme te fresketa:

Kryeministri Berisha qorton prokurorinë: Nuk po hetohet asnjë zyrtar i lartë. Të fillohet me ata që janë të lartë mbi 2 metra

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.org pasi u shqyrtuan sukseset historike të vitit 2010, kryeministri Berisha u ndal tek organi i prokurorisë e cila nuk po po tregon rezultatet e duhura në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Berisha kritikoi ashpër prokurorinë duke u shprehur se hetohen vetëm punonjës të thjeshtë administratash dhe nuk ka asnjë rast hetimi ndaj zyrtarëve të lartë.

“Korrupsionin nuk e krijojnë zyrtarët e vegjël. Këta e shumta mund të marrin ndonjë rryshfet të vockël se aq ua lejon detyra dhe ligji. E keqja e korrupsionit vjen nga zyrtarët e lartë” tha kryeministri.

“Pse nuk po hetohen zyrtarët e lartë? Ata bëjnë korrupsion dhe prokuroria nuk i heton. Duke filluar që nga data 1 Janar 2011, dua të nisin hetime të paaanshme për të gjithë zyrtarët e lartë” urdhëroi Berisha duke kërkuar të respektohet ligji mbi korrupsionin, ku thuhet se cdo zyrtar i lartë mbi 2 metra i nënshtrohet hetimit, gjykimit dhe dënimit.

Prokuroria do të ngrejë një task-forcë të re të quajtur “SuperMetro” të përbërë nga oficerë të prokurorive të ndryshme të cilët do të pajisen me metra biometrikë të kontrolluar nga Këshilli i Ministrave.org.

Zyrtarët të gjitha administratave shqiptare pa dallim do tu nënshtrohen matjeve me metër dhe ata që do të jenë të lartë mbi 2 metra, do të nisin të hetohen menjëherë.

Për tu kursyer kohë agjentëve SuperMetro, kryeministri Berisha u këshilloi të nisnin me zyrtarë të lartë që bien në sy që larg duke u rekomanduar ta nisnin andej nga Bashkia e Tiranës, pasi thonë se aty është një i lartë fare.

Ndërsa me ish-kryeministrat si Nano apo Meta është e kotë tu vesh metrin pasi ata duken që nga shtati që nuk janë aq të lartë sa për tu hetuar.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results