Zbulohet pallati i Odisesë në Itakë. Këshilli i Ministrave.org: Dyshojmë se është pronë e Edi Ramës

Print

Posto ne Facebook

Pak kohë më parë arkeologët grekë kanë arritur të lokalizojnë pallatin mbretit të Itakës, Odisesë.

Pas zbulimit në Apolloni të statujës romake, që ministri Ferdi Xhaferraj e shkëmbeu me eshtrat e Isë Qemalit, ky është pa dyshim një zbulim i rëndësishëm për këtë personazh të luftës së Trojës, jehona e të cilit sigurisht që njihet edhe në vendin tonë.

Me qellim qe te mos nxjerrim para kohe sekrete shteterore, ne vend te pallatit te Odisese,  Keshilli i Ministrave.org po publikon nje foto te Kalase se Petreles

Arkeologët grekë ende nuk kanë gjetur në rrënojat e pallatit ndonjë dokument hipoteke apo ndonjë formular deklarimi pronësie që të tregojë se kjo banesë është pronë e Odise (jo Paskalit).

Këshilli i Ministrave.org ka shprehur dyshimet se pallati i Odise (jo Paskalit) mund të jetë pronë e Edi Ramës.

Gjithashtu Odisea para se të bëhej mbret, ka qenë kryetar bashkie i Itakës. Jo vetëm kaq, por sipas arkeologëve, pallati kishte ngjyrë të kuqe.

Këshilli i Ministrave.org deklaron se disponon edhe të dhëna të tjera,ende të pa publikuara që faktojnë se Edi Rama ka lidhje të drejtpërdrejtë me aferat korruptive të Odisesë kur ky i fundit ishte në marrëveshje të fshehta me prijësit trojanë për blerje tokash në bregdetin e Egjeut.

Qeveria i kërkon Edi Ramës të pranojë korrupsionin me ortakun e tij grek Odisenë ose në të kundërt Këshilli i Ministrave.org do tja nxjerrë të palarat në shesh.

(Vendim : Mqs në sheshin Skënderbej po kryhen punime, ngarkohet ministri soKol Olldashi të gjejë shesh tjetër. Ky vendim hyn në fuqi 15 ditë para botimit në Fletoren Zyrtare.

Shenim : Me qellim qe te mos nxjerrim para kohe sekrete shteterore, ne vend te pallatit te Odisese, Keshilli i Ministrave.org po publikon nje foto te Kalase se Petreles.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]