Pak kohë më parë arkeologët grekë kanë arritur të lokalizojnë pallatin mbretit të Itakës, Odisesë.
Pas zbulimit në Apolloni të statujës romake, që ministri Ferdi Xhaferraj e shkëmbeu me eshtrat e Isë Qemalit, ky është pa dyshim një zbulim i rëndësishëm për këtë personazh të luftës së Trojës, jehona e të cilit sigurisht që njihet edhe në vendin tonë.

Arkeologët grekë ende nuk kanë gjetur në rrënojat e pallatit ndonjë dokument hipoteke apo ndonjë formular deklarimi pronësie që të tregojë se kjo banesë është pronë e Odise (jo Paskalit).
Këshilli i Ministrave.org ka shprehur dyshimet se pallati i Odise (jo Paskalit) mund të jetë pronë e Edi Ramës.
Gjithashtu Odisea para se të bëhej mbret, ka qenë kryetar bashkie i Itakës. Jo vetëm kaq, por sipas arkeologëve, pallati kishte ngjyrë të kuqe.
Këshilli i Ministrave.org deklaron se disponon edhe të dhëna të tjera,ende të pa publikuara që faktojnë se Edi Rama ka lidhje të drejtpërdrejtë me aferat korruptive të Odisesë kur ky i fundit ishte në marrëveshje të fshehta me prijësit trojanë për blerje tokash në bregdetin e Egjeut.
Qeveria i kërkon Edi Ramës të pranojë korrupsionin me ortakun e tij grek Odisenë ose në të kundërt Këshilli i Ministrave.org do tja nxjerrë të palarat në shesh.
(Vendim : Mqs në sheshin Skënderbej po kryhen punime, ngarkohet ministri soKol Olldashi të gjejë shesh tjetër. Ky vendim hyn në fuqi 15 ditë para botimit në Fletoren Zyrtare.
Shenim : Me qellim qe te mos nxjerrim para kohe sekrete shteterore, ne vend te pallatit te Odisese, Keshilli i Ministrave.org po publikon nje foto te Kalase se Petreles.
























Powered by jWarlock jwFacebook Comments