Berisha: Shqiperine e bera Blue Albania. Suksesi im i rradhes eshte Pleh Albania

Print

Posto ne Facebook

Pas kundershtimeve nga deputetet mistreca te Edvin Rames dhe protestes se nje grupi halabakesh para parlamentit kunder projekt-ligjit te importimit te mbetjeve, Kuvendi i Shqiperise ka rrezuar me 73 vota dekretin e presidentit Topi per diskutim.

Kryeministri Berisha pasi u vu ne dijeni se tek-tuk nga populli nuk ishin ne nje mendje me planet e tij historike siameze ka dale ne foltoren e parlamentit te tij dhe ka sqaruar me hollesisht ne lidhje me plehrat.

“Brenda pak vitesh fale punes time kolosale i kam kthye malet dhe kodrat ne brezare me ullinj, agrume dhe pjeshka. Kam begatue cdo cep te pasurise time...me falni se jam i emocionue, kam begatue cdo cep te Shqipnise time e cila asht ba kopesht me lule.

Por cdo bahcevan ne bote e di se lulet qe te rriten duan pleh ose plehra. Madje plehra organike. Por ju e dini se qeveria ime asht ne diete sepse une e kam shkurtue organiken ne administrata. Pra asht ba keq per organike dhe plehra organike.

Edvin Rama donte te trembte popullin votues duke i thane se Shqipnia do mbushet me plehra. More zotni, po Evropa ka vite qe eshte ne krize buke dhe ata nuk kane fare plehra se kur nuk kane cfare te hane, nuk kane as cfare te hedhin neper plehra.

Pas suksesit historik-siamez "Blue Albania" tani e ka rradhen nisma jone e ardhshme "Pleh Albania" e mbylli fjalen e tij Berisha

Me pas kryeministri Sali Berisha falenderoi deputetet e tij per mirekuptimin blu dhe deputete e falenderuan shefin per falenderimin.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]