Lajme te fresketa:

Reagon Berisha për ekspertizën e videos: Duhet të kemi kujdes nga anglo-amerikanët. Do tja dalim me forcat tona

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Gjykata e Lartë ka rrëzuar ekspertizën e dy ekspertëve të huaj, një amerikan e një britanik, për videon Meta-Prifti dhe ka caktuar tre ekspertë shqiptarë për videon.

Gjatë një inagurimi kryeministri Berisha e ka përshëndetur këtë vendim të gjykatës mbi ekspertizën amerikane dhe angleze duke sjellë në vëmendjen tonë se shoku Enver ka shkruar veprën e tij “Rreziku Anglo-Amerikan për Shqipërinë” duke na porositur ti bëjmë sytë katër ndaj armiqve të jashtëm.

“Anglo-Amerikanët na e kanë me të futur. Pastaj nuk kemi përse të paguajmë ekspertë të huaj për videon e Ilir Metës” u shpreh Berisha duke shtuar se të huajt nuk duhet të përfitojnë nga vendi më i zhvilluar në Europë.

Berisha deklaroi se punën duhet ta bëjnë tanët sepse kështu i mbetemi besnik edhe premtimit të fushatës për hapjen e vendeve të reja të punës.

“Ekspertët e zgjedhur nga gjykata janë profesionistë. Videot e regjistruara kur theva rekordet e notit janë ekspertuar me kujdes para se tu dergoheshin mediave. Edhe videot e tjera kur ngjita Murin e Madh Kinez apo kur zbrita Malin e Dajtit u verifikuan nga ekspertët tane” sqaroi kryeministri Berisha duke shtuar se këto ekspertiza e këtyre videove nuk është kontestuar as nga gjykata e as nga opozita.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results