Lajme te fresketa:

Basha: Edhe qytetarët e Kandaharit mund të votojnë në Tiranë. Lirija e votës garantohet nga Kushtetuta

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Disa media shpifarake (që u rëntë kanceri në tirazh) kanë publikuar lajme se shumë banorë do të votojnë nga dy herë, edhe në vendin e mëparshëm të banimit edhe në vendin aktual.

Sipas Partisë Socialiste thuhet se posedohen lista me mijëra banorë që në 8 Maj do të votojnë edhe në Tropojë edhe në Tiranë.

Kandidati i kryeministrit për Bashkinë e Tiranës, Lul Basha u shpreh se kanë ikur kohët kur shqiptarët nuk ishin të lirë të shpreheshin më shumë se sa njëherë në kutitë e votimit.

“Procesi i votimit është si Fejsbuk. Cdo njeri mund të bejë like sa herë të dojë” shpjegoi Basha në një takim më erektoratin e tij ambulant.

“Edvin Rama të mos harrojë se kemi derdhur djersë dhe gjak për të patur votime të lira. Unë zotohem se edhe banorët e Kandaharit mund të votojnë në Tiranë. Fakti që shumë banorë nga zona të ndryshme të Shqipërisë duan të votojnë në Tiranë do të thotë që ata duan të banojnë në Tiranën e së ardhmes” deklaroi Luli.

Më tej kandidati i qeverisë Lul Basha shtoi se “Lirija e votës mbrohet nga Kushtetuta”.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results