Lajme te fresketa:

Brace: Dorezo pasaportat. Basha: Nuk ç’armatoset shqiptari

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Jo serioz dhe me gabime e konsideroi sot Partia Socialiste sqarimin zyrtar të ILDKP-së në lidhje me deklarimin e ish-ministrit Bashës për shitjen e shtëpisë në Holandë.

Ne po presim që ministri Basha të përgjigjet për këtë mashtrim, ndërkohë që presim nga ILDKP-ja veprim ligjor për këtë deklarim të rremë", tha sot deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe.

“Dorëzo pasaportën me numër 0160183! Dorëzo dhe gjashtë pasaportat e tjera të poseduara dhe të përdorura prej teje!”, tha Braçe.


Menjëherë ka reaguar kandidati i qeverisë Lul Basha i cili ka thënë se ai është kandidat me ndërgjegje të pastër që vjen nga një qeveri me duar dhe bërryla të pastra.

Më tej Luli ka sqaruar se cdo pasaportë i përket shtetit shqiptar dhe shteti është prof.Sali dr.Berisha dhe vetëm ai mund ti kërkojë të dorëzojë pasaportat.

“Ta dijë Brace dhe Rama se pasaportat e Lul Bashës janë si armë me të cilat luftohen  burokracitë nëpër dogana dhe unë si bir shqiptari nuk e kam zakon të dorëzojë armët...dmth pasaportën” ka deklaruar Lul Basha

 


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results