Lajme te fresketa:

Bogdani: Ina Rama po nxjerr sekretet e 21 Janarit, pa i kaluar tek ne

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Në një konferencë shtypi deputonjësi Gerti (jo-futbollisti) Bogdani ka shprehur në emër të Partisë së tij Demokratike indinjatën e thellë ndaj drejtueses së Prokurorisë së Përgjithshme Ina Rama që sipas tij po furnizon Partinë Socialiste me sekretet e hetimeve të 21 Janarit.

Bogdani deklaroi se sekretet e hetimeve sidomos kur ato implikojnë aleatë të qeverisë duhet të kalojnë më parë në filtrat e Këshillit të Ministrave.org pasi nëse ato i shkojnë PS, ata e kanë si ves të keq që i nxjerrin nëpër gazeta e konferenca shtypi.

“Kush mban përgjegjësi nëse ndonjë qytetari i bie të fikët kur merr vesh se sa të thella janë punët ” u shpreh Bogdani.

“Qeveria jonë ka detyrime ndaj elektoratit dhe një nga prioritetet tona është ta mbajmë popullin jo vetëm me duar të pastra por edhe të qetë, larg zhurmave banale për ca para tenderash e hidrocentralesh” sqaroi Gerti i cili theksoi me tej se Ina Rama po tregohet e pabesë dhe po shkel të gjitha nenet e Kushtetutës së kryeministrit Berisha.

Sipas Kushtetutës, prokuroria duke ti kalojë dosjet tek ne dhe Këshilli i Ministrave.org pasi i shqyrton, pastron dhe gjelbëron hetimet, i bën ato të bardha borë dhe tërësisht biometrike.

“I bëmë thirrje kryerokurores Rama që të reflektojë duke bërë gjënë e duhur në kohën e duhur, sipas mënyrës së duhur. Në të kundërt, nuk na duhesh” ka përfunduar deklaratën Gerd Bogdani duke kërkuar ndjesë që po i binte shkurt por po i thahej xheli i flokëve.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results