Lajme te fresketa:

Grupimi Qytetar: Shqipëria, jo tranzit i mbetjeve radioaktive. Qeveria lancon nismën “Me Mbetje të Pastra”

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Në dt.20 dhjetor 2010 Këshilli i Ministrave.org ka aprovuar projektligjin “Për Aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën e Bashkuar “Për sigurimin e menaxhimit të Lëndës Djegëse të Konsumuar dhe për sigurinë e Menaxhimit të Mbetjeve Radioaktive.

Grupimi Reagimi Qytetar me anë të një letre drejtuar ministrit të Mjedisit Fatmir Mediu kërkon pezullimin e ligjit të qeverisë për importimin e mbetjeve urbane dhe mbetjeve radioaktive

Këshilli i Ministrave.org sqaron reaguesit qytetarë se janë keqkuptuar mbi këtë projekt ligj. Grupimi Reagimi Qytetar kërkon që Shqipëria të mos jetë vend tranzit i mbetjeve radiokative.

Lidhur me këtë, qeveria është plotësisht dakort dhe ju garanton se kurrë nuk do të lëmë që mbetjet radioaktive të kalojnë në formë tranziti.

Ashtu sic i thamë korrupsionit ndal ashtu do tu themi edhe atyre mbetjeve qofshin këto radio-aktive apo tele-aktive.

Në përputhje me nismën e re të qeverisë "Me Mbetje të Pastra" cdo mbetje radioaktive që do të guxojë të kalojë nëpër tokën tonë, do të groposet. Sepse toka jonë nuk i duron dot cibanët e huaj.

Këshilli i Ministrave.org nuk mund të lejojë që këto mbetje të helmojnë shtetet e tjera por nga ana tjetër asnjë qeveri nuk ka vullnetin që ta mbajë botën “Me Mbetje të Pastra”.

Prandaj kjo detyrë historike dhe siameze e mbetjeve...dmth i mbetet qeverisë tonë.

Mos harroni se Këshilli i Ministrave.org ka një profesor-doktor si kryeministër i cili ka njohuri mbi të gjitha cështjet që nga sëmundjet e lopës së cmendur dhe deri tek gripi i pulave.

Qeveria Berisha ja doli mbanë të përballonte fatkeqësitë natyrore që ndodhin një herë në 100 apo 150 vjet dhe nuk e ka për gjë të menaxhojë ca mbetje koti disa herë në vit.

Ju garantojmë se Edvin Rama dhe bllokmenët e tij nuk do të arrijnë të pengojnë lëvizjen e lirë të mbetjeve radioaktive në tokën e premtuar.

Edvinistët do të përpiqen të sabotojnë këtë fitore të qeverisë por ne do tua shkulim dhëmbët e mbetjeve dmth dhëmbët e mbetur të korrupsionit me darët e ligjit.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results