Lajme te fresketa:

Qeveria hedh poshtë akuzat e Priftit për ministrin Ruli. Të mos mbështesësh biznesin është antishqiptare

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Këshilli i Ministrave.org kërkon të informojë  të gjithë opinionin berishitar dmth shqiptar për deklaratat e z.Dritan Prifti i cili përfoli një nga ministrat tanë më të zellshëm të qeverisë, dhe pikërisht ministrin Genc Ruli.

Sipas Priftit, në lidhje me koncesionet e kromit, një kompanie të quajtur ACR  i është ndryshuar kontrata duke i dhënë kompanisë imunitet ndaj qeverisë edhe pse kjo e fundit na paskërkish pasur detyrime  të pa shlyera ndaj shtetit.

Shqiptarët e dinë se planeti është në krizë ekonomike dhe sa halle kanë biznesmenët kudo nëpër botë. Por bizneset shqiptare e sidomos ata të koncesioneve janë të lumtur që kanë mbështjetjen pa kufi të ministrit Ruli. Sepse përkrahja e biznesit është detyrë për cdo zyrtar i ulët apo i lartë e deri tek ministrat.

Por Dritan Prifti me këto akuza dëshiron që kriza financiare të godasë edhe biznesin shqiptar.

Për inat të z.Prifti, Këshilli i Ministrave.org deklaron se qeveria e kryeministrit Berisha do të përkrahë me cdo mënyrë të mundshme koncesionet, për ti shpëtuar nga falimentimet.

Do tu japim pavarësinë e plotë  ndaj qeverisë. Do ti liberalizojmë nga cdo detyrim ndaj shtetit për 150 vitet e ardhshme. "Të mos mbështesësh biznesin është tërësisht antishqiptare dhe mafioze" ka thënë kryeministri.

Madje nëse nuk mjafton kjo, që bizneset të mos pësojnë fatin e kompanive të huaja që po falimentojnë dita-ditës, cdo koncesion në rrezik do të kalojë në patronazhin e qeverisë dhe dhe aktiviteti i tyre do të zhvillohet nën kujdesin personal të kryeministrit Berisha.

Këshilli i Ministrave.org shpreh keqardhjen e thellë që z.Prifti si ish-ministër nuk e paska kuptuar se cilat janë detyrat e ministrave tanë. Prandaj qeveria e këshillon miqësisht z.Prifti që të shohë punën e tij sepse për të tjerat Zoti ka vend...dmth vendi ka Zot.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results