Lajme te fresketa:

Sezoni i Vizave po afron. Oferta më e fundit qeveritare për pasaportat biometrike

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Sezoni i lëvizjeve të lira drejt Europës po afron dhe shqipëtarët do të kenë mundësi të shijojnë “liberalizimin e vizave” dhuratën speciale të Këshillit të Ministrave.org me rastin e festave të fundvitit.

Të gjithë shqiptarët do të duan të pajisen sa më shpejt pasaporta për të udhëtuar jashtë shtetit. Dhe kjo situatë do të nxisë sekserë e pasaportave që do të duan të përfitojnë nga aplikantët.

Prandaj specialistë të qeverisë kanë bërë një propozim interesant për të parandaluar korrupsionin.

Me VKM nr.108690 të Këshillit të Ministrave.org, Ministria e Brendshme ka shpallur disa oferta shumë të mira të cilat do ti lënë sekserët me gisht në gojë.


Aplikantët që duan të pajisen sa më shpejt me pasaporta bio, atëherë kanë këto opsione:


 Për 1 orë, 0.0 lekë (nevojitet kartë anëtarësie blu ose të integruar).

Për 1 ditë, vetëm 1.500.000 lekë

Për 2 ditë, vetëm 150.000 lekë

Për 3 ditë, vetëm 15.000 lekë


Për personat që kanë mundësi pagese të limituara, pasaporta u jepet me zbritje në rast se përmbushin një nga kushtet e mëposhtme:


100 lekë - Pjesëmarrës në të paktën 100 inagurime të Kryeministrit

500 lekë - Të jenë ankuar mbi 1000 herë në ditë ndaj Edvin Ramës

1000 lekë – Të kenë ndezur qiri në të paktën 10 kisha për mbarësi ndaj Qeverisë

Zero lekë – Ata që firmosin një deklaratë ku garantojnë pjesëmarrjen në cdo miting të Kryeministrit për zgjedhjet e ardhshme lokale, dhe pjesëmarrje në cdo anti-miting ndaj Edvin Ramës.

- - -

Oferta mbaron kur mbarojnë pasaportat.

Për pasaporta në tufa ose grupe, aplikohet shperblim 40%.

Për sqarime kontaktoni në zedhenesi@keshilliministrave.org


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results