Lajme te fresketa:

Sqarim i Këshillit të Ministrave.org ndaj publikimit të dokumentave gjoja sekrete të Erjon Braces

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Erion Brace deputeti më mistrec i PS vazhdon të dalë para mediave me dokumenta duke deklaruar se ka në dorë korrespondencën sekrete të shtetit shqiptar me kompani të huaja të naftës.

Sipas Braces, këto kompani janë shmangur nga koncesionet e naftes, të cilat tani i zoteron bashkëjetuesi i deputetes Albana Vokshi.


Këshilli i Ministrave.org sqaron z.Brace se dokumentat që ka në dorë nuk mund të jenë kurrsesi origjinale pasi në këtë kategori dokumentash sekrete nuk ka akses cilido dhe për më tepër një deputet opozite si z.Brace.

Sic dihet, Këshilli i Ministrave.org i ruan dokumentat e klasifikuara “pa dyshim sekret” në errësirë dhe izolim të plotë sipas metodave egjiptiane për papiruset mijëra vjecare.

Përvoja egjiptiane e cila rekomandon mos-ekspozimin e dokumentave nga 35 vjet deri në 35 shekuj po jep rezultate historike siameze edhe në Shqipëri.

Vlen të përmendet se në Muzeun e Kajros mund të shihen edhe sot e kësaj dite dokumenta sekrete të faraonit Berishkamun për koncesionin e gurëve të Piramidave, apo për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Nil.

I kujtojmë z.Brace se për të shtënë në dorë dokumentat shtetërore të klasifikuara si “pa dyshim sekret” duhet të plotësohet kriteri i viteve të ruajtjes së sekretit, pra 35 vjet.

Sipas informacioneve z.Brace ka lindur në vitin 1972 dhe sot ai është 38. Po ti shtojmë moshës së tij, 35 vitet që duhen për të zbuluar dokumentet atëherë i bie që deputeti socialist të jetë 73 vjec e kusur pa t.v.sh.

Pra me logjikë të shëndoshë vetkuptohet se dokumentat që ka në dorë z.Brace nuk janë origjinale. Nëse janë, atëherë z.Brace duhet të ketë kulturë qytetare duke i dorëzuar ato në Kutinë e Dokumentave të Humbura pranë Këshillit të Ministrave.org

 

Në rast se rastësisht gjendet edhe ndonjë laptop ambasadash me të dhëna sekrete, që ka humbur ca kohë më parë, ju lutemi e dorëzoni në Kutinë e Sendeve të Humbura.

 

Vërtet kemi thënë që nuk i hapim kutitë, por kësaj here do të bëjmë një përjashtim.

Në të kundërt ndaj Braces duhet të fillojnë hetimet pasi mund të jetë i përfshirë në aktivitete të paligjshme si hacker.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results