Lajme te fresketa:

Piratët e informatikës po manipulojnë regjistrat nga faqja onlinë e QKR. Lind nisma “Me Letra të Pastra”

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Kohët e fundit punonjës të QKR (Qëndra Kryeministrore e Rryshfetit) janë shqetësuar pasi kanë vënë re se piratë informatike kanë arritur të ndërhyjnë në sitemin e të dhënave të bizneseve të regjistruara.

“Hackerat” kanë arritur të manipulojnë regjistrat onlinë dhe shumë emra njerëzish të ndershëm i kanë zëvendësuar me emra mafiozësh apo persona të afërt me ministrat.

Bizneseve të këtyre njerëzve u janë shtuar si ortakë persona të dyshimtë apo nën hetim nga prokuroria ose u janë transferuar tek të tjerë persona.

Zyrtarë të QKR shprehen se këto manipulime po ndikojnë për keq  tek opinioni publik.

P.sh. një biznesmen italian që tregëtonte mafishe, pas aktivitetit të hackerave populli mendoi se ishte mafioz.

Këta mistreca “hackera” ndjekin deklaratat e opozitës dhe natën si pagjumsa futin duart nëpër sistemet e QKR dhe lëshojnë viruse të kuqe dhe njerëzit e ndershëm i bëjnë me huqe. Madje sajojnë prova te rreme sikur kanë lidhje me kryeministrin edhe pse dihet botërisht se asnjë ministër i Këshilli të Ministrave.org apo ndonjë i afërm i kryeministrit nuk kanë pasur dhe as nuk mund të kenë lidhje me mafiozë.

Për të mos lejuar dezinformimin e njerëzve, vetë QKR duke zbatuar nismën “Me Letra të Pastra” po i jep një dorë rregullim dokumentave të regjistrimit, formularëve dhe cdo dokumenti të cënuar nga hackerat.

Nuk është hera e parë që hackerat tentojnë të njollosin figjurën e kryeministrit Berisha dhe të qeverisë së tij duke përdhosur anëtarët e tij.

Këshilli i Ministrave.org garanton me 127% (pa tvsh) se këta hackera që fshihen si lepuj informatike shumë shpejt do të kapen nga qerrja e qeverisë dhe do tu shkulen dhëmbët me darën e ligjit.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results