Lajme te fresketa:

Opozita akuzon Vasilin për abuzim dhe gjëndje të keqe në spitale

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Në seancën e sotme parlamentare një deputet i opozitës me anë të akuzave tentoi të hidhte baltë mbi figurën e Ministrit të Shëndetshëm Petrit Vasili. Themi tentoi sepse shyqyr Zotit, ambjentet brenda parlamentit janë të asfaltuara dhe deputeti opozitar dështoi pasi nuk kishte se ku ta gjente baltën.

Këshilli i Ministrave.org ndjehet mjaft i ofenduar kur u njoftua për akuzat e përbindshme të opozitës ndaj ministrit të saj Petrit Vasilit mbi afera korruptive dhe gjëndje mjerane në spitale. 

Së pari, Vasili nuk është nga ata që fut dorën kollaj në xhep dhe njerëz të tillë është e vështirë ti korruptosh pasi nuk nxjerrin dorën për të marrë rryshfetin. E vetmja mënyrë për ti korruptuar është tja rrasësh në xhep më zor ose tua ngecësh në sirtare. Por edhe kjo është e pamundur pasi cdo ministër i Këshillit të Ministrave.org i ka sirtarët të mbushura me ëndrra dhe nuk mund të ketë vend për shuka parash.

Së dyti, përsa i përket akuzave për gjëndje mjerane në spitale, kjo tregon se deputetët eopozitës kanë kohë pa vajtur në spital, pasi në amjentet spitalore fjala “mjerim” nuk ekziston. Aty qarkullojnë më shumë para sesa në të gjitha bankat shqiptare të marra së bashku.

Pra si mund të flasësh për mjerim kur në spital gjen vetëm milionerë. A e dinë deputetët e opozitës se asnjë “hallexhi” (termi latinisht për fjalën pacient) nuk shkel në spital pa të paktën 500 mijë lekë të vjetra në xhep. Le pastaj për kur flasim për operime. 

Këshilli i Ministrave.org ju kujton se vetë kryeministri Berisha kur pati nevojë nuk u vetkurua por ju drejtua spitalit për një servis kolaudimi. Vërtet që zgjodhi një spital privat por kjo u krye për arësye sigurie pasi sipas truprojave në spitalet publike ka shumë dashamirës dhe vizita e Doktorit mund të kthehej në miting madhështor.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results