Kryetari Lul i Bashkisë së Tiranës i është kundërpërgjigjur disa citimeve në media në lidhje harresën ndaj premtimit të fushatës elektorale kur u shpreh kundër prishjes së Piramidës.

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetari Lul deklaroi se ai i mbetet besnik premtimit të tij për mosprishjen e Piramidës por gjithashtu i mbetet besnik edhe ligjit të kryeministrit për prishjen e saj.
“Kam premtuar se do të dëgjohet Zëri i Qytetarit por unë kam detyrime edhe ndaj Zërit të Berishës” tha kryetari Lul për Zërin e Amerikës duke shtuar se ai ishte kundër prishjes së Piramidës por ishte pro ligjeve që e shembin atë.
Më tej Luli tha se Tirana duhet të ketë Parlamentin e ri i cili fillimisht u mendua të ndërtohej tek ish-Mbikalimi i Zogut të Zi i cili u shemb por Edi Rama sabotoi punimet dhe parlamenti i ri nuk u ndërtua dot kurrë.
“Tani që duam ta ndërtojmë tek Piramida duan të na ndalojnë Vullnetarët e Enverit” deklaroi kryetari Lul
“Por ne nuk ndalemi aq kollaj kur vjen puna për të shëmbur të vjetrën dhe për ti hapur rrugë të resë. E reja do të triumfojë dhe cdo gjë e vjetëruar do të prishet. Nga prishjet e gjërave të vjetra përjashtohet liderri i vjetëruar i PD dhe Qeverisë” përfundoi kryetari Lul.
























Powered by jWarlock jwFacebook Comments