Lajme te fresketa:

PS nuk fton në 20 vjetorin e saj Nanon, Berishën e as Metën. Rama: Ftesa për Berishën ishte hedhur në kutinë e gabuar

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Në ambjentet e Hotel Sheraton vazhdojnë pregatitjet për organizimin e festës së 20 vjetorit të Partisë Socialiste ku do të marrin pjesë shumë të ftuar.

Sipas ca zërave në listën e të ftuarve mungojnë tre musketierët historike :Nano, Berisha dhe Meta.

Nga ana e organizatorëve të festës nuk jepet asnjë shpjegim.

I kontaktuar nga Keshilli i Ministrave.org për mungesën e një ftese për këtë festë ish-kreu i PS, Fatos Nano e ka arsyetuar se ftesa mund të jetë dërguar por sistemi postar i Austrisë është i një niveli shumë të ulët. “Ka shumë mundësi që ftesa ime të ketë përfunduar në Vatikan” tha Nano.

Vetë kryeministri Berisha në një konferencë shtypi pa pjesëmarrjen e medias i është përgjigjur të papranishmëve se më shumë 60% e organizatorëve të festës në mbledhje kanë shprehur “pro” prezencës së kryeministrit në festën e PS. Por gabimisht gjatë votimit, ftesa për Berishën është hedhur në kutinë e gabuar.

“Kolegji Festiv do të marrë vendim për këtë situatë dhe unë kam besim se cdo ftesë qytetari do të numërohet” deklaroi Berisha ndërkohë që kreu i PS u shpreh se cdo ftesë e hedhur në kutinë e gabuar është e pavlefshme.

Ish-Zv/Kryeministri Ilir Meta në një konferencë për shtyp tek kafja poshtë zyrave të LSI deklaroi shkurt se edhe sikur të ishte ftuar, ai nuk do të shkonte kurrë në një event që nuk ishte e shënuar në bllokun e tij...dmth axhendën zyrtare.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results