Lajme te fresketa:

Berisha: Po humbi Basha, do hedh në gjyq Fejsbuk. KQZ të njohë fansat e Lulit si votues

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Ndërsa vazhdon procesi i numërimeve dhe raporti i votave mes Ramës dhe Bashës është tepër i ngushtë, kryeministri Berisha ka dalë me një deklaratë për mediat.

Një nga shqetësimet e kryeministrit ishte se numri i votave të numëruara nuk po rakordonte me numrin e fansave që ka Basha në Fejsbuk.

“Ju e dini se z.Basha ka mbi 280.000 vota më falni fansa në Fejsbuk dhe personalisht kryeministri i Fejsbuk z.Mark Marku Zuckerberg më garantoi fitore të Bashës.

Sipas kontratës që është firmosur ndërmjet Këshillit të Ministrave.org dhe Fejsbuk sh.p.k, ky i fundit merr përsipër të cdo fans i Lul Bashës do të votonte në favor të Aleancës për Qeveritarin. Pra sido të të dalë numërimi i votave në Tiranë, Lul Basha duhet të ketë jo më pak se 280.000 vota më shumë se sa Edvin Rama” shpjegoi Berisha.

“Në rast se Fejsbuk nuk garanton fitoren e Bashës në Tiranë atëherë vetë kreu i Fejsbuk Mark Marku Zuckerberg do të përballet me akuza për shpërdorim të Fejsbuk, mashtrim të Qeverisë Shqiptare dhe dëmshpërmbimin e shumës së shpenzuar për fushatë”

Madje Kushtetuta Shqiptare parashikon edhe heqjen e perhershme te licenses se Fejsbukut.

Më tej kryeministri Berisha bëri të ditur se në kuadër të nismës “Shqipëria në Moshën e Internetit” e koordinuar me nismën “Qeveria në Moshën e Salibook”, duhet të fitohej në cdo zonë të Shqipërisë nga Jugu në Veri.

Prandaj Këshilli i Ministrave.org sugjeron si më poshtë vijon duke vijuar si më poshte:

1. I bëj thirrje KQZ të njohë cdo fans të Lulit në Fejsbuk si votues i mirëfillte, pra fiks 280.000 vota në favorin tim...dmth të Aleancës për Qeveritarin.

2. Për fansat që nuk janë me kombësi shqiptare, të nisin procedurat e dhënjes së kombësisë shqiptare. ”

3. Për fansat pra votuesit që ndodhen larg ose në kontinentet të tjera, votimi të bëhet me poste elektronike”.

4. Këto sugjerim hyjnë në fuqi menjëherë pa u tharë boja.

Pyetjes së një gazetari mistrec se nëse do të kishim Blu Albania, kryeministri Berisha u shpreh i bindur se do të kemi Fejsbuk Allbania, por këtë do ta vendoste Ristani...dmth KQZ

Duke përfunduar Berisha deklaroi se këto ishin zgjedhjet më histerike...dmth historike dhe siameze që ishin zhvilluar ndonjëherë në Shqipëri që nga perandori bizantin Konstandini i I.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results