Lajme te fresketa:

Basha: Rama po mbjell hashash jeshil në sheshin Skënderbej

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Task-Forca e Drejtorisë së Përgjithshme në Drejtorinë e Tatimeve mbrëmjen e të mërkurës ka zhvilluar një kontroll në sheshin Skërnderbej ku bashkia ka nisur mbjelljen e barit në një prej pjesëve të përfunduara të këtij sheshi në rikonstruksion.

Inspektorët e kësaj task force këtë radhë kanë investiguar punimet që po kryen bashkia për mbjelljen barit dhe cila është origjina e barit e nga vjen bari.

Një nga policët është shprehur se pa dyshim se ky bar është hashash “Made in Lazarat” dhe ka si qëllim drogimin e elektoratit të Lul Bashës.

Sipas analizave paraprake nga laboratori i Doktorit del se ky bar jeshil ka vetinë që tja bëjë mendjen corap dëgjuesve të fjalimeve të Bashës.

Psh: kur Basha flet për investime në Tiranë, elektoratit i bëhet sikur dëgjon për vjedhje në rrugë kombesh. Kur Basha flet për kujdes ndaj komunitetit, dëgjuesit u bëhet sikur po u flet për 21 Janarin.

Mbjellja e hashashit në sheshin Skënderbej, aq të dashur për mitingjet e kryeministrit Berisha është një atentat ndaj demokracisë.

Kandidati i Qeverisë për kokëbashkiak Lul Basha ka akuzuar direkt pucistin Edvin Rama cili po mbjell hashash në mes të qytetit.

“Premtimet e Ramës për më shumë zona të gjelbëruara në Tiranë janë plane ashiqare që nënkuptojnë se Edvini do të mbushë me hashash të gjitha lulishtet” deklaroi Basha.

“Të mbjellësh “mall jeshil” të skaduar në mes të Tiranës do të thotë që të acarosh mardhënjet diplomatike mes Shqipërisë dhe Hollandës” u shpreh Lul Basha duke shtuar se ai nuk do të lejojë të cënohet asnjë nga dy atdhetë e tij.

Ndërkohë Drurim Hashashinasto kreu i Shoqata "Hashash Albania" ka deklaruar se "Vota për Bashën bën realitet endrren jeshile te konsumatorëve shqiptare".

Pro Bashës është shprehur edhe Shoqata e Miqësisë Hollandë-Shqipëri.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results