Lajme te fresketa:

Sqarim lidhur me formularin e deklarimit të votës. Berisha: Vota është pasuri dhe pasuria duhet të deklarohet

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Disa media po bëjnë potere lidhur me një urdhër të shkruar nga zyrtarë të PD në qytetin e Fierit që u kanë kërkuar të gjithë nëpunësve të administratës publike por edhe në sektorë të tjerë si arsim, tatime, sigurime, që të plotësojnë një formular i të dhënave personale që nisin që nga gjeneralitetet, emër mbiemër, e më pas adresa e saktë e banimit, qendra e votimit deri edhe orientimi politik dhe numri i votuesve që kanë në shtëpi.

Deklarata u është shpërndarë të gjitha institucioneve në vartësi të qeverisë është firmosur nga kryetari i PD-së së Fierit, Ferdinand Murati dhe sekretari Admirim Shehu. Në krye të deklaratës shkruhet: "Kërkesë për informacion" dhe në kllapa shkruhet edhe konfidenciale".

Këshilli i Ministrave.org sqaron se dokumenti në fjalë nuk ka aspak për qëllim zbulimin e votave të qytetarëve.

Populli ynë e ka vërtetuar se harron shumë dhe ka difekt në memorjen afatgjatë. Prandaj disa ngjarje sporadike  si Piramidat e ’97, Gërdecin, përmbytjet e Shkodrës, viktimat e 21 Janarit, etj kalojnë pa u vënë re nga populli.

Kjo gjë mund të ndodhë edhe me votën. Por si ka thënë edhe ish/kryeministri Ilir Meta “vota është e shenjtë” madje edhe e shtrenjtë, atëherë ajo ka vlerë dhe quhet pasuri. Dhe qeveria ka si detyrë të kujdeset për pasurinë qytetare.

Kryeministri Berisha në një nga takimet me popullin ka sqaruar se sipas ligjeve europiane cdo pasuri duhet deklaruar. Prandaj qeveria ka autorizuar degët e partisë në rrethe për të shpërndarë formularët e deklarimit të votës.

“Vetë kreu i opozitës ka kërkuar që transparencë. Dhe qeveria ime është e angazhuar të zbatojë këtë kërkesë të opozitës” deklaroi kryeministri Berisha duke shtuar se edhe ai vetë po ti vinte formulari në derë, do ta deklaronte pa asnjë hezitim bindjen e tij politike.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results