Kryetari i Bashkisë së Tiranës Edvin Rama ka mbledhur rreth 300 fëmijë me të ardhura mjaft të pakta familjare dhe në bashkëpunim me organizatën Save the Children kanë organizuar një atmosferë festive. Madje Rama ka vallëzuar një valtz me një vogëlushe. Disa aktorë kanë argëtuar fëmijët dhe në fund të festës janë shpërndarë edhe dhurata.
Këshilli i Ministrave.org dëshiron të hedhë poshtë këtë mashtrim të ndyrë të kryetarit të  opozitës i cili tentoi të sajonte një festë me gjoja fëmijë në nevojë.
Lind pyetja ku i ka gjetur Edvin Rama femijët në nevojë?
Vetëm po të ketë marrë fëmijë me qira nga Afganistani apo India sepse në Shqipëri që prej vitit 2005 nuk gjen më as fëmijë e as prindër në nevojë.
Rrogat rriten cdo muaj, pensionet gjithashtu. Punonjësit e administratave po dhurojnë vullnetarisht shpërblimet. Qeveria Berisha realizoi e vetmja në botë planin 5 vjecar të bollëkut 2005-2010.
Eshtë absurditet me ngjyrë të kuqe, të thuash që në vendin tonë ka ende njerëz në nevojë, në një kohë kur të mirat materiale po rrjedhin si lumenj nëpër shtëpitë e shqiptarëve.
Pa dyshim që 300 fëmijë petrita lule që Edvin Rama tha se janë nevojtare janë fëmijë të gënjyer, të cilët i kanë veshur me rroba Dolce Gabano të grisura.
Këshilli i Ministrave.org i tërheq vëmendjen Ramës të mos vallëzojë me Alketa Vejsiu apo vogëlushe të tjera duke i kujtuar se është burrë i martuar. Nëse do të kërcejë le të vallzojë me gruan e vet.
Gjithashtu konstatojmë se Organizata Save The Children paska patur plot fonde dhe i paska shpenzuar për dhurata fëmijësh. Kjo ka ndodhur më kundërshtim me urdhrin e prerë të kryeministrit Berisha që nuk mund të preket asnjë fond shpërblimesh apo festash. Përjashtim bëhet vetëm për rastet madhore.
Fëmijët ishin ende minorenë dhe aspak madhorë. Atëherë me cfarë arësyetimi u harxhuan kot këto fonde për dhurata?
Ndërkohë asnjë fëmijë nuk ka dhuruar 10% të cdo dhurate për fëmijët e zonave të përmbytura, duke demostruar ndjenja edviniste, dmth antishqiptare.
Këshilli i Ministrave.org duke shprehur keqardhjen i bën thirrje prindërve të fëmijëve të distancohen nga kryetari Rama.
























Powered by jWarlock jwFacebook Comments