Cdo vit bashkia e Tiranës shpall 10 personalitetet më të spikatura që kanë kontribuar me fjalën dhe punën e tyre në të mirë të kryeqytetit.
Kandidatët që përzgjidhen janë shkrimtarë, artistë, sportistë, arkitektë pra nga fusha të ndryshme.

Këtë vit, më shumë se kurrë më parë, kryetari i bashkisë së Tiranës Edvin Rama dëshmoi haptazi se është armik i betuar i demokracisë.
Këshilli i Ministrave.org me indinjatë vuri re se në 10 personalitetet e këtij viti, mungonte emri që duhej të ishte i pari dhe i vetmi në listë. Emri i kryeministri legjendar historik siamez Sali rroftë Berishës.
Një figjurë si Berisha me një karrierë të shkëlshqyer politike, profesor, doktor, arkitekt, historian, biolog, merceolog, meteorolog, llafolog, sportist, alpinist, notar e sa e sa log të tjerë, nuk rezultuan bindëse për listën e Edvin Ramës.
Lista e vërtetë e 10 personaliteteve duhet të ishte kjo:
1 – Sali Berisha, shkrimtar i shumë librave të vlerësuar nga mazhoranca
2 - Sali Berisha, arkitekt, kurator i njohur, piramidolog
3 – Sali Berisha, gjuhëtar, përdorues i termave bashkohore familjarë ndaj opozitës
4 – Sali Berisha, merceolog, njohuri mjaft të mira në helmimet nga mishi i pulës
5 – Sali Berisha, historian, njeriu që ishte i pranishëm në cdo ngjarje anti-komuniste
6 – Sali Berisha, notar, rekordmen i notimit në stilin “mashtrim stil i lirë”
7 – Sali Berisha, aplinist, rekordmen i ngjitjes së maleve, alpeve dhe shkallëve të pallatit
8 – Sali Berisha, meteorolog, parashikues gjenial moti, përmbytjesh dhe fatkeqësish natyrore
9 – Sali Berisha, kryeministër, kreu më i denjë i Këshillave të Ministrave.org që prej 1444
10 – Sali Berisha, vizionar siamez, anëtarësues dhe liberalizues i licensuar
Edvin Rama duke bojkotuar emrin e kryeministrit tonë, ka lënduar zemrat e të gjithë shqiptarëve sepse me këtë gjest ka turpëruar veten dhe të gjithë opozitën.
Këshilli i Ministrave.org i bën thirrje opozitarëve të ndershëm të distancohen nga ky veprim i papërgjegjshëm i kryetarit.
























Powered by jWarlock jwFacebook Comments