Nxënësi Edvin Rama mungon pa arësye në mbledhjen për Kompleksin e Ri Sportiv Parlamentar. Zysh Jozi e bën problem tek drejtor Saliu

Print

Posto ne Facebook

Dje në palestrën e shkollës “Arkitekt Berisha” u mbajt mbledhja e klasës shembullore për të diskutuar lidhur me projektin e Kompleksit të Ri Sportiv Parlamentar por pas apelit të bërë nga zysha kujdestare Jozefina Topalli, u vu re mungesa e nxënësit Edi Rama.

Zysha pyeti të pranishmit nëse ishin në dijeni të arësyes por askush nuk dinte gjë. Vetëm njëri që dinte dicka, ja pëshpëriti në vesh zyshës.

Atëherë zysh Jozi bëri të qartë para klasës se ndaj nxënësit Rama do të merreshin masa disiplinore, ti thyhej nota në sjellje, ti vihej katër me bisht, ti ulej mesatarja, do rrinte me një këmbë dhe si dënim do të shkruante në dërrasë blu me shkumës 100 herë fjalën "Rroftë Sali Berisha".

Në kulmin e nervave zysh Jozi doli nga klasa duke përplasur derën dhe shkoi në zyrën e drejtorit të shkollës, prof.Saliut, dhe i bëri të ditur se nxënësi Rama jo vetëm që mungonte pa arësye por po jepte shembull të keq edhe tek nxënësit e tjerë.

Madje Rama qenka shprehur se nuk vinte në mësim pasi sipas tij zysh Jozi dhe drejtor Saliu nuk kishin asnjë lidhje me mësimdhënjen dhe me shkollën.

Drejtor Saliu urdhëroi zysh Jozin që nxënësi Rama të përjashtohej nga shkolla pasi ai kishte kohë që shprehte sjellje te huaja.

“Sa të jem gjallë unë Rama nuk do të shkelë më në këtë shkollë, edhe sikur të ngjallet themeluesi i shkollës Gjeneral-Kolonel Enver Hoxha” tha drejtor Saliu.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]