Lajme te fresketa:

Qeveria zbulon shkelje të rënda ligjore anti-kushtetuese në martesën e Edi Ramës

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Sic u bë e ditur edhe nga mediat kreu i opozitës Edvin Rama zhvilloi ceremoninë e martesës së tij me Linda Bashën. Dasma nuk u zhvillua në bulevardin "Kombi i Dëshmorëve" sic kishte shpresuar kryeministri Berisha, i cili do të kishte rast të përshëndeste me me dy gishta.


Edhe pse Edvini nuk e meritonte, kryeministri Berisha pati mirësinë historike siameze ti dërgonte një tufë lule sepse kryeministri ka dëshmuar në plot raste se madhështija e tija heroike historike siameze kombëtare e bën ti falë armiqtë me ngjyrë të kuqe.

Por agjentët e Këshillit të Ministrave.org të maskuar si shkurre e si dele evidentuan një sërë shkeljesh tepër të rënda ligjore dhe antikushtetuese nga ana e Edvin Ramës të cilat ja raportuan direkt kryeministrit.

Lista e plotë e shkeljeve të Ramës gjëndet tashmë në iSAL, ëndrra 30 vjecare e kryeministrit por për kureshtjen e popullit po përmendim disa prej tyre.

Sipas raportimeve rezulton se:

Edi Rama tha se do martohej por në fakt ai organizoi një protestë të kamufluar si dasëm. Për këtë rast të paprecedent, autoritetet policore deklaruan se Edi nuk ka marrë leje për këtë protestë të opozitës.

Asnjë nga dasmorët nuk ka deklaruar burimin e të ardhurave me të cilat u blenë dhuratat. Dmth të ftuarit ishin të korruptuar dhe mafiozë.

Ambjentalistët i kërkuan qeverisë të gjobisë kreun e dasmës pasi ndotja e shkaktuar nga tymi i makinave të dasmorëve do ti kushtojë miliona euro buxhetit të Këshillit të Ministrave.org

Thuhet se dhëndrri ka refuzuar të puthë nusen duke dëshmuar qartë se është kundër traditave popullore europiane.

Tapeti i lokalit ishte i kuq dhe jo blu sic kishte shprehur dëshirën nusja. Kjo tregon se Rama është kundër barazisë gjinore.

Shoqërueset e nuses dhe dhëndrrit ishin punonjëset e bashkisë të cilat ishin marrë me forcë dhe kërcënuar me largim nga puna në rast se nuk vinin në dasëm. Provë e qartë e abuzimit me postin.

Nuk u mbajt asnjë fjalim i vecantë për nder të tufës historike me lule heroike të dërguar nga vetë kryeministri Sali Rroftë Berisha. Rama me këtë gjest refuzon cdo përpjekje negociatash nga kreu i mazhorancës.

Nga regjistrimet audio dëgjohet qartë se në dasmë nuk është vënë kënga e kombit “Shqipëria po Ndryshon”. Shkelje e rëndë e nenit 55 të Kushtetutës.

Ishin ftuar tradhëtarë të popullit dhe të kauzës blu si Presidenti i Republikës Bamir Topi, ish-besniku i partisë Besnik Mustafaj, kryeprokurorja Ina Rama,etj. Kjo vërteton se Presidenti Topi dhe Kryeprokurorja Ina Rama neglizhojnë detyrën e shtetit për të shkuar nëpër dasma opozite.

Në ambjentet e restorant Xibrakut ishin ngritur cadrat e grevës së urisë, me siguri me qëllim që pas dasmës, të 500 të pranishmit të futeshin në grevë.

Torta e dasmës ishte e mbushur me ndërtime pa leje dhe sipas disa dasmorëve që nuk pranojnë të identifikohen, torta ishte e fortë si beton.

Këshilli i Ministrave.org është në pritje të sms-thirrjes për mbledhje nga kryeministri Berisha për të marrë vendim lidhur me shkeljet e rënda anti-kushtetuese nga ana e të pandehurit Edvin Rama.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results