Sipas disa spajunëve besnikë, Këshilli i Ministrave.org është njoftuar se kreu i opozitës ka shpërndarë ftesat e dasmës së tij.
Por edhe pse e ka kontrolluar cdo minutë inboxin e iSAL dhe të celularit, kryeministri Berisha përvec qindra ftesave për miq në Facebook nuk ka parë asnjë ftesë martese nga Edvin Rama. 
Në një mbledhje të Këshillit të Ministrave.org, Berisha u shpreh se ndihet i zhgënjyer nga ky bojkot që i bën Rama prezencës së kryeministrit historik siamez në këtë eveniment.
“Që kur kam ardhur në pushtet, nuk kam lënë asnjë përurim, inagurim, ceremoni pa më ftuar. Cdo fabrikë birre, qënder tregtare, universitet, lavazh, fast-food që është hapur në Shqipëri nuk ka guxuar askush të mos më ftojë mua për ti prerë shiritin e inagurimit” psherëtiu me keqardhje Berisha.
Kush më shumë se unë ka qenë i interesuar për cdo fragment familjar të Edvinit?
Kush ja ka përmendur familjen më shumë se unë?
Dhe unë të mos jem pranë familjes së tij në këtë moment familjar?
Kjo është e tmerrshme dhe e patolerueshme.
Edhe pse jam demokrat i flaktë, për interesat e e mia kombëtare i kam shtrirë dorën Fatos Nanos e Ilir Metës. Unë i dërgova ftesë për reformën zgjedhore ndërsa ai po të ishte burrë duhet të më kishte dërguar ftesë për dasëm.
Edvin Rama me këtë gjest anti-kombëtar tregoi se është kundër integrimit dhe liberalizimit të vizave.
Edhe ndërkombëtarët ndihen të ofenduar që Edvin Rama nuk i dha “vizë” kryeministrit Berisha për në dasëm.
Kryeministri Berisha përfundoi mbledhjen duke garantuar ministrat se kjo ngjarje e rëndë nuk do të cënojë procesin e integrimit të Shqipërisë në BE.
























Powered by jWarlock jwFacebook Comments