Kur është informuar se projekti për sheshin Skënderbej financohej nga qeveria kuvajtjane, kryeministri Sali Berisha ka udhëtuar drejt shtetit financues me aeroplanin e orës 7 pa pesë.
Kryeministri shoqërohej nga Kol Olldashi dhe Ridi Bode gjë që ngjalli cudi pasi në krah të shefit duhej të ishte Jozefina Topalli që e ka shëtitur mirë atë zonë.
Por meqënëse ligji dënon me gjobë ose burg të puthurit në publik, atëherë Berisha nuk rrezikon as burgun me Olldashin e as gjobën me Boden.
Sapo ka zbritur nga aeroplani, kryeministri Berisha ka puthur tokën i mallëngjyer pasi Kuvajti i kujtonte Kavajën.
Berisha kur vajti në Kuvajt ka takuar Emirin e Kuvajtit dhe i ka shprehur indinjatën e tij të thellë dhe të gjerë që projekti i sheshit Skënderbej nuk përfshinte as vendosjen e ndonjë busti, as ndërtimin e ndonjë tuneli apo shatërvani dmth një projekt anti-kombëtar.
Të gjitha këto, edhe pse Berisha ja tha në gjuhën kuvajtjane të cilën kryeministri e njeh si të nënës, kanë rënë në vesh të shurdhër.
Megjithatë kryeministri Berisha nuk e ka zgjatur por i kë shprehur Emirit të Kuvajtit ca milionë euro të qelbta për ca financime të vockla për boshtin e Jugut.
Por Emiri i Kuvajtit ka mbetur i habitur sepse sipas deklaratave shumë shifrore të Berishës, Shqiperia ishte ku e ku me lart se sa Kuvajti i shkretë që mezi mban veten dhe trecerekun e botës me bukë.
Madje ata u gëzuan kur erdhi “miku i Kuvajtit” Berisha sepse menduan se ai kishte ardhur për të firmosur ndonjë marrëveshje për borxh disa miliardë eurosh për të ndihmuar Kuvajtin.
Lekë në dorë nuk japim se quhet korrupsion, i ka thënë Berisha kuvajtanasit por si miq të vjetër do tju ndihmojmë patjetër. Por që opozita të mos më akuzojë se po favorizoj miqtë e mi, ju propozoj të përmbysni Kuvajtin si Shkodra.
Unë do të ngre një grup pune për të dëmshpërmbyer sheikët e Kuvajtit. Do krijoj fondacionin "Berisha e do Kuvajtin" dhe do tu mbaj nga një dhjetëshe nga rroga të gjithë punonjësve të administratës shtetërore.
Kur ka dëgjuar këtë propozim fantastik nga Emiri i Kuvajtit është dëgjuar një "allah allah".
Nuk dihet ende nëse qeveria e Kuvajtit do ti vërë në zbatim këto propozime por një gjë u vu re që për shkak të vendndodhjes gjeografike të Kuvajtit, takimi u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe miqësore.
























Powered by jWarlock jwFacebook Comments