Lajme te fresketa:

Sandri, plan me doktorin për sheshin “Skënderbej”

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Sandri ka pasur dje një lumë përgëzimesh nga doktori. Performanca e tij si arkitekt në emisionin e Fevzos, arriti kulmin. Për gati gjysëm ore, ai u sqaroi arkitektëve se Rama donte të ndërtonte një piramidë në sheshin “Skënderbej”, 2 metër të lartë.

Arkitektët donin t’i mbushnin mendjen se pjerrësia ishte e vogël, se ishte 2 për qind në 200 metra, por Sandri as donte ta dëgjonte këtë pjesë.

- Është 2 metra, e kupton apo jo, thoshte, 2 metra. Sa doktori e gjatë, tamama- tamam sa Leka Zogu.
Para se të shkonte në debat, pati një takim të gjatë me doktorin. Plani ishte si të hapin debatin për sheshin dhe ta kthejnë në temë dite. Doktori ishte i qartë në strategjinë e tij.
- Duhet të ngrejmë alarmin për trafikun, tha, me qëllim që njerëzit të mos na shajnë ne, dhe duhet ta detyrojmë me këtë rast të ndryshojë planin. Argita ka një klient të sajin, që ka pas tokën tek monumenti i Enver Hoxhës, i tha. Ajo e di shumë mirë që Rama i ka bërë padrejtësi.

Ja ka lënë vetëm 4 metra mbi tokë. Jo, këtë s’mund ta lëmë kurrsesi. Unë nuk kam punë me klientët e saj, por aman nuk mund të persekutohet njeriu vetëm pse është klient i vajzës sime. Nuk e toleroj kurrë atë. Do ta bëj se s’bën 20 kate. S’mund ta lejoj unë një shesh bosh. Jo, duhet të ketë diçka në shesh. Ti Sandër duhet ta ngresh patjetër këtë si problem.

- Po doktor, se më ka thënë dhe Fevziu, që Toptanët kanë pas këtë tokën, që e jepnin për të falur Bajramin tek Kuvendi. Po meqë aty është Kuvendi, tha Fevziu, më mirë të ndjekim besimtarët ku falen. Dhe meqë ata tani për Bajram falen para 15- katëshit, ne mund ta pranojmë të marrim kompensim dhe para 15- katëshit.
- Ashtu, shumë mirë Sandër. Shiko, se Fevziu më ka premtue që do më bjerë një album me fotografi, ku duket qartë që përtej tokës së klientit të Argitës, afër Dhomës së Tregtisë, ka qenë varreza. Jo, më duhet ajo foto mua. Po të kem atë foto, e di unë se ç’bëj. Shiko, se duhet ta ketë ai Artan Lame. Ma ka premtu Fevziu, kujtoje pak. Se vërtet ja mbyllëm gropën atij zotërisë, por duhet t’i mbyllim gojën dhe njerëzve. Të ma sjellë atë albumin, se me këtë tokën merrem unë.
- Po doktor, merru pak me këtë tokën, që ta mobilizoj pak dhe Fevziun të merret me sheshin. Se në fakt Fevzo ka të drejtë. Tokën e vet po kërkon. Ka pasë tokë ku falej Bajrami, atë tokë do. Ai do tokën ku falen njerëzit, nuk ka rëndësi se besimtarët kanë lëvizë nga vendi. Ai tokën e kishte dhënë për atë punë dhe e do atë tokë.

- Patjetër Sandër, mos ki merak. Merrem unë me atë punë.
- Se ka dhe ky Zamiri doktor, bashkë me mua, këtë projektin për një qendër tregtare aty në Laprakë. Ka qenë një uzinë aty. Ja morëm Ed Ramës dhe Rulit. Ne e privatizuam. Një pjesë ja kthyem dhe një pronari. Tani na duhet kjo leja e ndërtimit. Mirë është ta mbledhim këtë KRrt-në e Bashkisë.
- Sandër, shiko, pa na lënë vendin në shesh sa KRrT Bashkie.
- Po kemi punën tonë doktor, miratojmë atë tonën dhe e ndërpresim mbledhjen.
- Jo Sandër, se nuk ta zbardh ai pastaj. Prit ta vonojmë dhe pak. Merruni pak më shumë me sheshin, hapni fjalë që ai ka interesa në shesh dhe të detyrojmë të ndryshojë projektin.
- Pak vështirë doktor, se ai po e lë sheshin bosh. S’e beson njeri këtë të interesave, po më mirë është të themi që do t’i prishë punë Fevziut dhe Argitës.
- Jo, në asnjë mënyrë. Atë duhet ta kuptojë vetë ai. Po s’e kuptoi, aq më keq për të. S’ka shesh. I çoj fadromat që nesër. Mirë është ta kuptojë vetë. Kur ta kuptojë vetë, atëherë mbledhim KRrT-në e Bashkisë, merr dhe ti me Zamirin lejen për atë uzinën që paskeni privatizuar. Paskeni bërë shumë mirë. Se unë nuk toleroj tokë publike të shitet. Rasti juaj ka qenë i fundit. Tani mos të kemi më llafe, s’ka më tokë publike. Ma kërkuat atë, ua dhashë, ma kërkuat aneksin e stadiumit, ua dhashë, tani s’ka më. Tani duhet të merremi vetëm me sheshin.
- Dakord, i tha Sandri. Po dal vetë sot në debat. Po ma jep këtë tokën e Namazgjasë për Fevziun, se di unë si e përdor atë pastaj.

(Marre nga Gazeta TEMA Online)


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results