Lajme te fresketa:

Bashkia e Tiranës përuron Kullën e Sahatit

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Këshilli i Ministrave.org proteston ashpër ndaj Bashkisë së Tiranës dhe kryetarit të saj, e cila nuk i kishte dërguar ftesë,  kryetarit të këshillit, zotit Berisha për të marrë pjesë në inagurimin e Kullës së Sahatit.

Dihet botërisht se kryeministri Berisha posedon eksluzivisht nderin për të prerë shirita inagurimesh, pasi askush nuk di të presë shirita si ai, për këtë njihet edhe me pseudonimin “Duar Gërshëra”.
Bashkia e Tiranës e urdhëruar nga kreu i saj, që jo vetëm nuk e kishte ftuar, por nuk ja kishin përmendur fare emrin kryeministrit Berisha gjatë ceremonisë, duke e ditur fare mirë se sa pasion i kishte ai orët dhe sahatet, edhe pse kryeministri ka urdhëruar që ditën e diel të ndryshojë sahati.
Duket se për ta qetësuar njëri nga ministrat, i ka rrëfyer se si kishte arritur të merrte pjesë në ceremoni i maskuar dhe kishte marre vesh se ambasadori amerikan Withers se ja kishte bërë tetë me dy Ramës.
Kryeministri ka kërkuar detaje të mëtejshme dhe ministri i tij i ka treguar se gjatë përurimit Withers kishte marrë fjalën dhe kishte lavdëruar qeverinë për këtë arritje të mrekullueshme.
Në momentin që dikush e kishte vënë në dijeni se Sahati ishte punë e Bashkisë, ambasadori Withers ishte nxehur dhe duke përplasur grushtet ashtu kot në ajër, kishte thënë se kjo nuk është e mundur, pasi asgjë madhështore në këtë vend nuk bëhet pa dorën e qeverisë dhe kreut të saj, vetë kryeministrit.

Withers me anë të një sms kishte urdhëruar prokuroren Ina Rama, që të niste menjëherë hetimet, për këtë shmangie të qëllimshme të emrit të kryeministrit Berisha, nga përurimi i sahatit.
Jo vetëm kaq, por ai ka kërcënuar se Amerika do të priste marrëdhëniet me Shqipërinë nëse poshtë Kullës së Sahatit nuk korrigjohej pllaka e vendosur me mbishkrimin “rikonstruktuar nën kujdesin e veçantë të prof.dr Sali Berishës, kryesahatçiu i Shqipërisë”.

Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results