Lajme te fresketa:

Proteste e bashkive mistrece socialiste

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Administratat e bashkive socialiste sic paralajmeruan kane filluar protestat.

Kryebashkiaku Edi Rama ka mbledhur kreret e bashkive socialiste para kryeministrise dhe ne vend qe te luanin basketboll, futboll apo te kendonin rap, kane nisur te ankohen ndaj qeverise ne pergjithesi dhe kryeministrit ne vecanti.

Aresyet absurde qe nxjerrin keto bashki mistrece jane justifikime koti fare ndaj qeverise me sebepin se nuk jane te pavarura, se u eshte ulur buxheti, duan qe qeveria te mos fuse hundet, etj.

Fatmiresisht keto genjeshtra nuk mund te besohen nga askush qe i ka mendte ne koke. Shpifjet e socialiste vetem sa e forcojne besimin e patundur te Shqiperise drejt Evropit.

Por le ti marrim me rradhe dhe te sqarojme opinionin publik dhe ate privat lidhur me keto akuza te ulta te bera nga kryebashkiaku i larte.

- Bashkite nuk qenkan te pa varura.

Si mund te thuhet kjo genjeshter, kur te gjithe e dime se denimi me varje eshte hequr me ligj prej shume vitesh. Varja nuk lejohet me. Ka pare ndonje tra ose litar neper rruge? Jo. E pra ne Shqiperi nuk ka me as njerez te varur e jo me institucione te varura. Te imagjinosh nje qeveri qe te vare nje ndertese, kjo eshte absurde.

- Eshte ulur buxheti i vendoreve

Buxheti i bashkive eshte ulur me te drejte. Qeveria nuk mund te lejoje harxhime te kota duke tej kaluar masen. Psh, Edi Rama, kryebashkiaku i Tiranes eshte mbi 2 metra i gjate. Pallto e tij kerkon 5 metra katror stof. Edhe kollarja e krimit qe ai ka ne qafe eshte shume e gjate. Pra nuk eshte faji i qeverise qe jane zgjatur njerezit, mbi masen e caktuar pa motiv dhe pa leje te posacme.

- Qeveria te mos fuse hundet

Kjo eshte gabim koke e kembe. Sepse ne kohe dimri Qeveria ka marre urdher nga Doktorri qe te mos i fuse hundet ne asnje vend, sidomos ne punet e vendoreve, pasi qarkullojne shume gripe, si ai i derrit, i liderrit, dhe ai me i rrezikshme gripi i kuq. me shume informacion per gripet mund te shikoni tek Departamenti Anti Infeksion Pra qeveria edhe sikur te doje nuk i fut dot hundet pasi hunda e qeverise eshte e shkurter. Po te ishte me e gjate do te ndjente shume gjera.

Duke perfunduar keto sqarim te rendesishme, keshillojme bashkite socialiste te nderpresin protestat sepse pocilet e mjere qe po rrine duke i ruajtur po behen me prostat.

 

Zedhenesi


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results