Lajme te fresketa:

Reagim i Këshillit të Ministrave.org ndaj përjashtimit të gazetarit të qeverisë nga konferenca e PS

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Dy bodigardë përjashtuan nga konferenca për shtyp e Partisë Socialiste gazetarin e Radio Televizionit Shtetëror Qeveritar DigiSALKëshillit të Ministrave.org.

Sipas bodigardëve, gazetari i DigiSAL po harxhonte kohën kot pasi në konferencë mjaftonte prania e gazetarit të Tv Klan i cili mund tja pasonte kronikën atyre të TVSH dhe anasjelltas.

Por gazetari me vetmohim nuk lëshonte istikamin e tij dhe hyri në një grevë journalistike 5 sekondëshe duke rrezikuar të binte dëshmor në ditën e dëshmorëve.

Zëdhënsja e Këshillit të Ministrave.org Erla Mhilli ka dalë në një konferencë për të gjitha madiat dhe ka lexuar një notë proteste të ashpër për këtë mynxyrë, për këtë atentat ndaj lirisë së medias qeveritare shtetërore. [VIDEO]

 Zëdhënsja e Qeverisë sqaroi se DigiSAL paguhet me taksat e admiruesve të qeverisë të cilët shohin cdo ditë mësuesin e lavdishëm, liderrin e paharrueshëm që thyen rekordet e notit, ngjitjet e mureve kineze, blerjen e kompjuterit hi-tech iSAL, dhe qindra mijëra gëzime personale të kryeministrit të cilat shfaqen në ekranin e Televizionit Shtetëror Qeveritar.

Si mundet PS të hedhë poshtë vlerat e Televizionit Qeveritar DigiSAL ku shqiptarët kanë parë sesi kryeministri italian Berluskoni lëshonte komplimenta për bukurinë e femrave shqiptare, ose për kryeministri Berisha kur u bë Qytetar Nderi i Kamzës, kur dëmshpërblente banorët e zonave të përmbytura të Shkodrës apo kur gjatë udhëtimit historik siamez në Bruksel gjeti kohën të takonte mikun e tij dhe të të gjithë shqiptarëve, Fatos Nanon.

Këshilli i Ministrave.org kërkon nga drejtues të PS të mos pengojnë praninë e mediokërve,më falni mediave qeveritare në aktivitetet e opozitës.


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results