Deputetë të opozitës me tabela në duar kanë protestuar para TVSH duke e quajtur televizion të uzurpuar nga politika e pushtetit të qeverisë dje si një ministri në shërbim të kryeministrit Berisha.
Ky i fundit ka mbledhur menjëherë Këshillin e Ministrave.org duke kërkuar të dijë se si ka mundësi të ekzistojë një ministri TVSH dhe të mos dijë gjë i madhi.
“Unë udhëtoj mijëra kilometra për të dorëzue pyetësorin që do të fusë Shqipërinë në Avrop, ndërsa jue rrini këtu si bajloza borgjezë dhe krijoni ministrira pa urdhrin tim personal?!!!!!” – ulëriu me zë të ulët kryeministri duke kërkuar të dijë se cili ishte guximtari që kishte pranuar të merrte përsipër mëkatin e të menduarit si i pavarur, gjë që nuk ndodhte mes besnikëve demokratë që prej 1991.

Ministrat tentuan disa herë ti shpjegonin se nuk bëhej fjalë për ministri TVSH-je por për TVSH si institucion por nuk ja dolën.
Kryeministri Berisha ka kërkuar nga ministri i financës Bode se ku ishim me planin e realizimit të TVSH në sektorin privat.
Ridi edhe pse nuk gjeti dot mënyrën për ti shpjeguar shefit të tij se bëhej fjalë për televizionin shtetëror, nisi ti tregonte kryeministrit shifrat e 4 mujorit për TVSH.
Në përfundim, Berisha ka urdhëruar që gabime të tilla të mos përsëriten.
























Powered by jWarlock jwFacebook Comments