Keshilli i Ministrave

Lajme te fresketa:

Sandri përpiqet të ndalë reagimet ndaj Berluskonit

E-mail Print PDF

Posto ne Facebook

Sandrit dje iu hap telash i ri. Nuk mjaftoi gafa e Berluskonit, po dje ia plasi dhe doktori, duke i cilësuar tri gazetaret që shoqëronin Berishën si femra me sharm, që kishin tërhequr vëmendjen e Berluskonit. Dhe këtë kishte mangut. Mori në telefon kameramanin për tu sqaruar se në ç’rresht ishin ulur gazetaret.

- Tek rreshti i parë shefo, i tha kameramani.

- Po Berluskoni vërtet shikonte nga ato, e pyeti Sandri.

- Jo mor shef, s’e kishte me ato, e kishte me vajzat që shkojnë me skafe.

- Po se doktori tha e kishte me gazetaret?

- Po jo mor shef, se më të bukur ishin badigardët e Berluskonit se gazetaret tona.

- Ore ti b…q…, s’të pyeta për meshkujt, po për femrat, i tha Sandri i inatosur.

 

I shqetësuar si ta menaxhonte këtë situatë, mori doktorin.

- Na ke hapur punë me këtë Berluskonin. Ku dreqin shkove e mbrojte sot se mezi e mbyllëm si zhurmë.

- Sandër, dëgjo, le të merren me të më mirë se me tryezën time me Ramën.

- Po jo mo burrë se është kjo puna e dhunës mbi gratë dhe do na e përdorin.

- Sandër, s’ka kush na e përdor, se ai nuk guxon se i nxjerr gjithë gratë e PD-së, e bëjnë copë. Vetëm të hapë gojën dhe i kam gati. Sot nxjerr Albanën, nesër Mesilën, pasnesër Lajlën, dhe po nuk dëgjoi, në fund dhe Jozefinën. I kam unë gratë që mbrojnë të drejtat e grave. S’mund t’i dhunoj njeri gratë. Kjo është e qartë. Ai nuk e kishte për t’i dhunuar. E kishte në shenjë mikpritje për vajzat e bukura. Tani e kupton vetë ti, i ka pak qejf ai ai ato.

- Të gjithë i kemi qejf doktor, po na ka hapë telashe se thonë pse nuk reagoi doktori me mbrojtë gratë shqiptare.

- Dëgjo, unë gratë shqiptare i mbroj në Shqipëri, jo në Itali. Në Itali i mbron shteti italian. Unë këtu nuk lejoj t’i prekë njeri gratë. Pyeti gratë që kam unë në grup parlamentar. Pyeti, i ka prekë ndonjë herë me dorë burri i tyre? Kurrë. Nuk lejoj njeri unë t’i prekë gratë. Jo, pyeti, ja, je i lirë t’i pyesësh.

- Dakord doktor, dakord, po na çanë trapin sot. Gjithë media italiane me këtë merret.

- Sandër, tani le të merren pak dhe këtu. E kupton vetë ti. Le të bëhet një xhalo dhe këtu. Ma tha dhe Silvo kur ndenjëm për drekë. Sali, ua kam gjetur tani. U hedh nga një batutë që të merren me të dhe vazhdoj punën. Nuk kam nerva të merrem me hallet e tyre, tha. Tani le të merren pak me këtë punë. Bile thuaj Fevziut të bëjë dhe një emision për këtë çështje. Të thërrasë Lubonjën se e ka mirë, e shan Silvion ai, të tjerët që e mbrojnë po i ka, dhe aq. Është mirë të bëhet debat për këtë punë.

- Mirë doktor, po merrem, po shiko se s’i kemi mirë punët. Dhe këto mediat po na ikin nga duart. E pe ç’më bëri dje ai i Ora News. Dhe një tender që mora unë me atë shoqërinë time ACMAR, ma bënë problem. Fahriu ka marr 110 milionë euro, nuk ndihet njeri. Me mua e kanë.

- Sandër, tani s’ke ç’i bën, gojët e njerëzve nuk i mbyllim dot. Ndaj më mirë të merren me këtë punën e Berluskonit se është më mirë. Hapni debat për këtë punë, të merren me Berluskonin se ndryshe do merren me dosje korupsioni pastaj.

- Dakord doktor, dakord, po sikur s’ka lezet. Dhe një rrugë që mora unë, bënë namin. S’ka lezet kjo gjë, nuk më duket serioze. Duhet tu flasësh pak këtyre të Ora News se unë nuk flas më me ta.

- Sandër, tani secili ka punën e vet. Ata kanë të drejtë të flasin, ti ke të drejtë të fitosh tenderin. Tani mos na hap sherre të reja. Shiko këtë punën e debatit si ta rregullosh që të debatohet për këtë të Berluskonit. Mos ki merak për punët e tjera. I zgjidh unë ato.

(Nga Antena brenda familjes - Gazeta Tema)


Powered by jWarlock jwFacebook Comments

[Sqarim]

Duhet te jeni te regjistruar per te komentuar.

Vitrina e Librit

Albumi qeveritar

Sondazh

KE refuzoi dhenjen e statusit per Shqiperine sepse...







Results